Video/ Basha dhe Weber mesazh për shqiptarët dhe të ardhmen e vendit tonë në BE

Tuesday, 06 November 2018 19:27

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shfaqur në krahë të kandidatit të CDU/CSU, Manfred Weber, i cili garon në PPE për të garuar më pas për postin e Presidentit të Komisionit Europian.

Basha ka zgjedhur që përmes një video në ‘facebook’, të sjellë nga Helsinki mesazhin që Weber ka dhënë për popullin tonë dhe për Bashkimin Evropian.

Përmes këtij videomesazhi, Basha ka shprehur hapur qëndrimin e tij dhe të PD-së pro zgjedhjes së Weber si kandidat për të garuar në zgjedhjet presidenciale të KE-së.

‘Përshëndetje. Jam këtu me Manfred Weber me kreun aktual të Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qëndroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër ku 4 votat e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të shkojnë për kandidaturën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipin e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë’, tha Basha.

Ndërsa nga ana e tij Weber ka falënderuar Shqipërinë dhe opozitën shqiptare për mbështetjen që i ka dhënë, ndërsa është shprehur se ai do të punojë fort për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian.

‘Unë jam tepër mirënjohës për këtë mbështetje, veçanërisht nga miqtë e Shqipërisë. Bashkë me mbështetjen tuaj do punojmë për një Europë e cila ende nuk është një kontinent i bashkuar. Për këtë do punojmë dhe luftojmë. Për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe le të punojmë tani për zgjedhjet’, u shpreh Weber.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...