Veliaj i jep 18 mln euro një kompanie guackë dhe një tjetre nën sekuestro

E mërkurë, 07 November 2018 11:17

Qeveria ka vendosur rindërtimin e një pjesë të unazës së madhe të qytetit të Tiranës, nga vendi i njohur si Pallati me Shigjeta deri tek Rrethrrotullimi Shqiponja. Rindërtimi është planifikuar të kushtojë rreth €40 milionë.

Qeveria hapi më 7 shtator 2018 tenderin për projektin duke i ndarë punimet në tre segmente të veçanta, duke vendosur konkurrim të veçantë për secilin nga këto segmente.

Në secilin prej tre konkurrimeve morën pjesë vetëm dy konkurrentë, kompania Vëllezërit Hysa dhe një kompani tjetër. Kompania Vëllezërit Hysa nuk paraqiti ofertë në asnjë prej tre garave duke bërë që fituese automatikisht të shpallej konkurrenti tjetër.

Segmenti I u fitua nga bashkimi i kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’. Vlera e tenderit ishte €18 milionë. ‘Vëllezërit Hysa’ nuk paraqiti ofertë.

Segmenti II u fitua nga ‘Salillari shpk’. Vlera e tenderit ishte €12,6 milionë. Kompania “Vëllezërit Hysa”, e cila nuk paraqiti ofertë.

Segmenti III u fitua nga kompania ‘Viktoria Invest Internacional’ dhe ‘Viktoria Invest’ shpk. Vlera e tenderit ishte €9,4 milionë . Njësoj si në dy rastet e para sërish kompania konkurruese ‘Vëllezërit Hysa’ nuk paraqiti ofertë.

Kush janë dy kompanitë të cilat fituan 18 milion euro

Ndërsa dy kompanitë fituese të lotit 2 dhe 3 janë kompani të njohura ndërtimi, kompanitë ‘Biba-X’ dhe ‘DH Albania’ janë të panjohura.

‘DH Albania’ është kompani regjistruar në Shqipëri më 18 korrik 2018 si degë e një kompanie të huaj Dunwel Haberman, me përfaqësues ligjor 26 vjeçarin Avdjol Dobi. Kompania mëmë, Dunwel Haberman ltd është regjistruar në një parajsë fiskale, në shtetin Delaware të SHBA-ve dhe duket të jetë një kompani rafti—kompani pa aktivitet, e krijuar për t’u shitur në letër. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si përfaqësuese ligjore e kompanisë mëmë është regjistruar Nesha Lynn Kumar, shtetase dhe banore e Ishujt Sejshell.

Kompania mëmë ka një faqe online e cila është krijuar më 2 korrik 2018, pak më shumë se dy javë para se kompania të regjistronte degën e saj në Shqipëri. Në faqe nuk ka asnjë informacion për personat drejtues të kompanisë dhe asnjë informacion për angazhimet e saj në të shkuarën.

Sikurse u shprehëm më sipër, kompania duket të jetë një kompani rafti, pa asnjë aktivitet, e cila shërben si kompani guackë për të të fshehur pronarët e vërtetë të saj.

Kompania tjetër e konsorciumit, ‘Biba-X’, është regjistruar në Kavajë në vitin 2002, me objekt prodhim të materialeve të ndërtimit, kryesisht prodhim dhe tregtim inertesh. Më 15 tetor 2018, ortaku i vetëm, Barush Biba ka ndryshuar objektin e kompanisë duke shtuar objektin “ndërtim rrugësh, ndërtime civile, rikonstruksion godinash fasadash”.

Edhe në praktikë, aktiviteti kryesor i kompanisë ka qenë shfrytëzimi i inerteve në shtratin e lumit Shkumbin në Elbasan. Vetëm pas vitit 2014, kompania ka përfituar 3 kontrata publike për ndërtimin e rrugëve dytësore në Bashkinë Tiranë, Kavajë dhe Pogradec.

Nga viti 2013 deri më tetor të 2018 kompania ka qenë vazhdimisht nën sekuestrim për fatura të pashlyera ndaj kontraktorëve të ndryshëm, të cilët kanë marrë urdhëra gjyqësore kundër kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve. Biba-X ka qënë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka konkuruar në tenderin e rrugës së re, duke konkuruar kështu në shkelje të ligjit.

Megjithatë, bashkimi i dyshimtë i një kompanie guackë me pronarë të panjohur dhe një kompani të vogël pa përvojë dhe me prona të sekuestruara ka fituar një kontratë publike nga Bashkia Tiranë prej 18 milionë euro nga paratë publike.

Një gjë mund të hamendësohet në mënyrë të arsyeshme: dikush tjetër fshihet pas këtij bashkimi dhe do të jetë përfituesi i vërtetë i kontratës. Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...