×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD reagon ashpër ndaj mediave të Ramës: Po përhapni lajme të rreme, Basha asnjë lidhje me krimin

E Enjte, 08 November 2018 19:29

Partia Demokratike, ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa mediave të paguara nga qeveria, të cilat kanë hapur lajme të rreme ditën e sotme, të cilat kanë nxjerrë nga hiçi një lajm kundër kryeopozitarit Lulzim Basha.

Me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike hedh poshtë me forcë të gjitha shpifjet e nxjerra në lajmet e mediave të paguara nga Edi Rama, se kreu i saj Lulzim Basha, ka lidhje me njerëz të përfshirë në botën e krimit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zhupa thekson se Basha dhe PD janë të vendosur për të çuar deri në fund luftën e tyre pa asnjë kompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Disa media që financohen nga paratë që Edi Rama ju grabit shqiptarëve kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të Partisë Demokratike për ta lidhur atë më persona me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje.

Partia Demokratike gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit.

Modifikuar më E Enjte, 08 November 2018 19:34
Login to post comments