Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të monologut të Edi Ramës në një video.
“Ky është thjesht një kryeministër llaxore, por me një ndryshim të vogël nga llaxoret e rrugës, sepse ky është llaxore që e ka kapur veten”, shkruan Vasili në postimin e tij në ‘facebook’.
Postimi i plotë::
Kryeminister llaxore.
Një kryeminister që lëshon një përrua psiqik idiotesirash në një video pijaneci.
Një kryeministër, që flet me adhurim erotiko politik të sëmurë për një gjeneral të degraduar në zv.minister.
Ky është thjesht një kryeministër llaxore, por me një ndryshim të vogël nga llaxoret e rrugës, sepse ky është llaxore që e ka kapur veten.