Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një denoncim që i ka mbërritur në adresën e tij në ‘facebook’ për një drejtues të postës së Vlorës.
Në mesazhin e qytetarit shkruhet se drejtori i filialit të postës Vullnet Bilbilaj është hajdut e njeri i korruptuar që e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes
Postimi i plotë:
Denoncohet nje hajdut me pushtet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor ju uroj gjithë të mirat. Jam punonjese e postës të Vlorës. Dua të denoncoj drejtorin e këtij filiali Vullnet Bilbilaj si hajdut e njeri të korruptuar qe e ka kthyer postën në çerdhe të vjedhjes. Na merr para të na mbajë në punë. Na bën presion. U vodhen 40 milion leke nga punonjësia e nuk e çoi në prokurori. Jemi ankuar te të gjithë po atë e mbron Gjiknuri se ka gurore me kunatin e tij ne Gjormë dhe Anduel Tahiraj se i ndajnë lekët bashkë. Respekte doktor. Anonim se nga kta ca nuk pret.