Pas deklaratës së tij se nuk ishte në dijeni të arsyeve të mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti, raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein zhvilloi një takim me Ilir Metën.
“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, shkroi Meta në Facebook duke mos dhënë më shumë detaje nga biseda.
Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama i dërgoi sërish Presidentit Meta propozimin për emërimin e Sandër Lleshi ministër i Brendshëm, ndërsa nuk dihet ende se si do shkojë debati për këtë çështje.