“Situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale”. Kështu u shpreh eksperti gjerman, Dr. Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit ne Këshillin Ekonomik të CDU në një takim që po zhvillon me kryedemokratin Lulzim Basha. Në tryezën e rrumbullaket ku eksperti gjerman po ndan mendimin e tij me programin ekonomik që PD do të ofrojë për shqiptarët, eksperti gjerman tha se duhen ndërhyrje urgjente për të ndaluar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Kam krijuar shumë mbresa të ndryshme. Shqipëria është njëvend që gjeografikisht është pjesë e Europës. Shqipëria duhet të bëjë të mundur që të krijojë strukturat e nevojshme për të qenë pjesë e BE.
Situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale, borxhi publik është shumë i lartë dhe mëse e shikoj si duhet popullsia po shpërbëhet.
Infrastruktura me plot mungesa dhe mangësi. Është një katastrofë ajo që pashë në Portin e Durrësit. Për të nxitur marrëdhënien ekonomike me vendet e tjera duhet edhe shtrirja e hekurudhave.
Në Shqipëri vuani nga humbja e trurit pasi të rinjtë tuaj ikin nga Shqipëria.
Pyetja që shtrohet është se çfarë duhet bërë që anëtarësimi në BE të jetë i suksesshëm” u shpreh Henze.