Pas 52 ekstremistëve, Shqipëria ka shpallur “non grata” edhe eurodeputeten greke të Qipros Eleni Theocharous.
Vendimi i njoftua mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme shqiptare, ndërsa thekson se shfaqjet në Bularat gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit të Kacifas janë të papranueshme.
DEKLARATA E PLOTË E MINISTRISË SË JASHTME
Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne nje manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurise e qetesise publike te Republikes se Shqiperise, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje per percarje mes qytetareve shqiptare me kombesi shqiptare e greke, ishte e papranueshme per shtetin e per shoqerine shqiptare. E cila eshte nje shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike.
Në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise ne asnje lloj forme te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise, autoritetet shqiptare jane mbeshtetur ne mekanizma teresisht ligjor per adresimin e problematikes se kesaj situate.
Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.
Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.
Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.
Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.
Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.
Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s’do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise.