Të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht nga vendi

Saturday, 10 November 2018 16:48

Dëshira për të lëvizur nga Shqipëria ka prekur masivisht të rinjtë. Ata që pyesim janë të prerë në përgjigjen e tyre.

E mendon largimin brenda 10 vitesh?

“Po, e mendoj”

“Jo 10 vjet, por do te largohem për 2 jave”

“Brenda 10 viteve me mire jashtë”

“Do kryej studimet në Shqipëri dhe jam me mendjen për jashtë”– shprehen të rinjtë.

79% e të rinjve shqiptarë prej moshës 15 deri 29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga vendi. Është ky një studim i Gallup publikuar së fundmi. Po cilat janë pasojat sociale dhe ekonomike me të cilat do të përballet Shqipëria nëse largimet e të rinjve do të vijojnë në ritme të larta?

Ekspertët e ekonomisë thonë se efektet do të ndihen te skema e pensioneve dhe rënia e konsumit.

Largimi i kësaj pjesë prish raportet mes kontribuuese dhe vështirëson e statusin social – ekonomik në kushtet e pensionit apo atyre që marrin ndihmë ekonomike. Pakëson burimet për nevoja te përgjithshme shoqërore.

Treguesi primar i zhvillimit, është numri i konsumatorëve. Nëse vjen një kompani e madhe nga rajoni sheh sa konsumator ka.

Ndërsa sociologët e vënë theksin tek ndryshimi që mund të pësojë struktura e familjes.

“Ne edhe kështu dhe po vuajmë shumë lindshmërinë e ulët. Të rinjtë janë në gatishmërinë për të ikur dhe nuk kane rehatinë për ta ndërtuar familjen këtu, ndikon ne dobësimin e lidhjeve familjare, rritjen e moshës së martesës”.

Heqja e regjimit të vizave me BE-në, ka ndikuar që shtetasit shqiptarë të abuzojnë me kërkesat e pabazuara për azil. Zyra e BE në Tiranë, shprehet për Tv Klan se vetëm në gjysmën e parë të vitit 2018 janë kryer 9.511 aplikime të tilla. Sipas tyre janë pikërisht faktorët social-ekonomikë që qëndrojnë pas migracionit të parregullt, ndërsa BE ka afruar një ndihmë financiare prej rreth 650 milionë Euro për periudhën 2014-2020 për rritjen e investimeve në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...