U shpall ‘non-grata’, eurodeputetja qipriote-Ramës: Kryeministër i korruptuar ...

Saturday, 10 November 2018 20:56

Pas shpalljes non-grata nga shteti shqiptar, ka ardhur dhe reagimi i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Mediat greke raportojnë se Theocharous, e ka cilësuar si një titull nderi shpalljen non-grata nga shteti shqiptar, duke shtuar se ky është vlerësim që i bëhet nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës.

“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri. Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.

Theocharous u shpall non-grata një ditë më parë, pas ngjarjeve të shëmtuara të Bularatit, ku nacionalistët grekë bën thirrje antishqiptare.

Login to post comments