VIDEO/ Respekti i PD për simbolet kombëtare përballë arrogancës së Ramës për to

Diel, 11 November 2018 16:53

Arroganca e Kryeministrit Edi Rama ka prekur sot edhe simbolin e shqiptarëve dhe flamurit kombëtar Shqiponjën. Nuk mjafton shkatërrimi fizik, por Rama nuk është përmbajtur në fyerjet ndaj këtij simboli duke e quajtur atë një simbol kazinoje.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar momentet e inaugurimit të këtij simboli në 100 vjetorin e Pavarësisë.

“Disa zgjedhin te nderojnë simbolet kombëtare, ndërsa disa zgjedhin ti shkulnin dhe ti quajnë vulgare.Disa zgjedhin te mbledhin bashke shqiptarinë për te lartësuar historinë dhe simbolet, ndërsa disa zgjedhin te mbledhin bashke oligarkët e te shkatërrojnë historinë, te urrejnë simbolet dhe te lartësojnë kullat qe ju mbushin xhepat. Zgjedhja e madhe ju takon shqiptareve” shprehet Zhupa.

Login to post comments