Foto/ PD nxjerr emrat, firmat që përfitojnë nga shkatërrimi i shtëpive te Unaza e Re

Hënë, 12 November 2018 13:35

Partia Demokratike ka publikuar emrat e firmave që përfitojnë milionat e eurove nga shkatërrimi i shtëpive në Unazën e Re.

Zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi se Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re.

Zhupa tha se “Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar. Nga dy pjesëmarrës në të 3 tenderat, kompania e dytë nuk ka bërë ofertë, duke legjitimuar tenderat. • Dokumentet provojnë se përfitues të 18 milionë euro janë një kompani fantazëm, DH Albania dhe Biba X, e cila kur ka hyrë në tender dhe deri kur është shpallur fituesi ka qenë nën sekestro”

Ja deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike Ina Zhupa

Prej 10 ditësh mbi 2 mijë banorë tek Unaza janë në protestë për të kërkuar të drejtën e dëmshpërblimit për shtëpitë që do të prishen nga projekti i Unazës së Re. Prej 10 ditësh qeveria dhe bashkia heshtin, injorojnë mbi 300 familje, të cilëve u morën lekët për legalizimin e banesave dhe bashkë me lekët, edhe votat me premtimin për legalizim falas.

Edi Rama dhe Erion Veliaj po heshtin, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra, duke ndërhyrë në rrugë nga Pallati me Shigjeta tëk sheshi “Shqiponja”, të cilit tani i ka mbetur që Edi Rama t’i heqë edhe emrin. Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të 3 të paracaktuar, sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm 1 ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë, është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë.

5 ditë më parë, Partia Demokratike renditi disa të dhëna që thellojnë sferën korruptive tek Unaza e re. Përfituesit kryesore nga projekti, bashkimi i kompanive DH Albania dhe Biba X janë të dyja me probleme.

  1. 1. Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd.
  2. 2. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale.
  3. 3. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro.
  4. 4. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike. Partia Demokratike ju vë në dispozicion dokumentat që tregojnë se kompania Biba X ka qenë nën sekuestro në momentin e pjesëmarrjes në tender dhe në momentin e shpalljes fitues. Gjithçka ka ndodhur në shkelje të ligjit të prokurimeve publike që, për të rritur sigurinë e realizimit në kohë të veprës, kërkon që kompanitë të kenë siguri financiare, të mos jenë në process falimentimi apo nën sekuestro. Biba X ka urdhër sekuestro nga përmbaruesi më datë 3 Korrik.

Tenderi është hapur në 10 shtator dhe fituesi është shpallur 5 javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, përfituesi I 18 milionë eurove, bashkë me një kompani fantazëm, ka qenë nën sekestro, e cila i është hequr pas shpalljes fitues të tenderit, më 24 tetor. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskës, dhe sa është përfitimi për të gjithë skemën korruptive me fitues të paracaktuar në tenderin fitktiv prej 40 milionë eurosh. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm. Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

sk

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...