Shkeli Kushtetutën me emërimin e Lleshit zv.ministër, Vasili: Të shkarkohet Kryeministri

Hënë, 12 November 2018 15:02

Kryetari Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka kërkuar shkarkimin e Kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Vasili e shpjegon me shkeljen e rëndë, sipas tij, të kushtetutës në rastin e emërimin nga ana e tij të zv.ministrit të Brendshëm duke qenë gjeneral aktiv.

Postimi i plotë:

Të shkarkohet kryeministri për shkelje shumë të rëndë të kushtetutës.

Tashmë u provua sheshit shkelja shumë e rëndë e Kushtetutës nga Kryeministri, Qeveria dhe Lleshi me emerimin e tij zv.ministër i brendshëm duke qenë gjeneral aktiv.

Kryeministri që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën s'mund të qëndroje me asnjë sekonde në atë karrige.

Përpara Ligjit të gjithë janë të barabartë

Login to post comments