LSI pyet: A është kthyer Rama në kredi bankare të Dakos

Hënë, 12 November 2018 17:33

Ndërkaq LSI përmes Endrit Brahillari akuzoi kryeministrin se po merr nëpër këmbë ligjin dhe Kushtetutën e vendit për ti dhënë mbështetje krimit të organizuar. Ai adresoi një seri pyetjesh në drejtim të tij.

Braimllari: Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Brendshëm? Pse ka frikë Edi Rama nga Avdylajt, Bajrat, çfarë u ka premtuar atyre? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? Për çfarë e kërcënon nga burgu Ndoka Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën dhe a është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon?

Login to post comments