Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar në një intervistë në "360 Gradë", të Artur Zhejit, së bashku me gazetarët, Denis Dyrnjaja dhe Ervis Iljazaj.
-A po braktisin ndërkombëtarët kryeministrin Rama dhe a është taktika e plasjes së skandaleve dhe video skandaleve plani i fshehtë i opozitës për të çmontuar pushtetin e shumicës socialiste?
-Qetësia e Lulzim Bashës, është në të vërtetë një vetësiguri e tepruar apo dinakëri politike?
-Çfarë mendon kryetari i PD-së për mos dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm.
-Pse ministria e Brendshme është shndërruar në një ministri të mallkuar dhe përse opozita duket se ka gjetur në këtë institucion pikën e dobët të socialistëve?
-Si e shikon Lulzim Basha ngjarjen e Bularatit, si një skandal apo taktikë e suksesshme e qeverisë Rama për të shmangur përplasjet ndëretnike?
-E ka seriozisht Basha kur paralajmëron shfuqizimin e PPP-ve dhe shpall publikisht listën e oligarkëve që sipas tij janë pjesë e favoreve të oborrit kryeministror?
Për të gjitha këto dhe shumë të panjohura Lulzim Basha është duke folur në Ora News.