Luan Rama: Emërimi i Sandër Lleshit paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri

Tuesday, 13 November 2018 14:35

Nënkryetari LSI-se Luan Rama përmes një postimi në  ‘facebook’ e ka quajtur emërimin e Ministrit  të Brendshëm paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri.

Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njëjtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën ka shkruar nënkrytari i LSI-së.

Postimi i plotë:

Paligjshmeri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!

E gjithë praktika e emërimit të Ministrit të Brendshëm mund të përcaktohet me këto tri fjalë: paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!

Sepse ai, Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njejtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën!

As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës, është e paprecedentë dhe e patolerueshme!

Mjaftojnë edhe shembuj të tillë që të tjerët, miqtë, partnerët, por edhe ata që nuk na duan, jo vetëm të mos na konsiderojnë e të mos na marrin seriozisht, por të na quajnë me të drejtë qesharakë e karagjozë të pavlerë!

Ndaj e gjej me vend të kujtoj Fan Nolin kur thoshte se “kanë të drejtë dhe ata që qeshin, dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë…

…Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...