LSI përsërit pyetjet për Ramën: Përse ke frikë?!

Tuesday, 13 November 2018 16:29

LSI përsërit akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe qeverisë.  Deputeti i Lëvizjes socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari deklaroi sot gjatë një konference për mediat se çdo ditë e më shumë po vërtetohet lidhja e kryeministrit Edi ama me krimin e organizuar.

Sipas tij kapja e institucionit të drejtësisë shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve në vend, tregon se Rama po përpiqet me çdo kusht të mbrojë kriminelët e tij në parti, politikë dhe biznes.

Deklarata e plotë

Zhvillimet e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë për të disatën herë lidhjen e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri. Me ndihmën e të cilëve u realizua dhe blerja e zgjedhjeve. Ato çka kemi bërë publike prej kohësh, përfshirjen e strukturave kriminale në zgjedhjet e Qershorit janë vërtetuar sot.

Dhunimi i Kushtetutës dhe i institucioneve, kapja e Prokurorisë  së Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda i shërbejnë Edi Ramës për të mbyllur një orë e më parë çështjet e bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po risjell përsëri në vëmendje të opinionit publik pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga  Edi Rama, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafes, ish Ministër i Brendshëm?

Cila është lidhja e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë me Avdylajt?

Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat?

Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit?

Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit?

A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?

A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?

A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon?

Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës  në çështjen e Xibrakës?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...