Dënimi i grupit të Emiljano Shullazit, Vasili: Ja problemi që doli në pah

Tuesday, 13 November 2018 19:01

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka komentuar dënimin e Emiljano Shullazit me 14 vite burg, për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai u shpreh se ky është një vendim pozitiv, por që nga ana tjetër, nxjerr në pah problemet e prokurorisë së sotme.

 “Pa dyshim është një zhvillim pozitiv. Vendimi është i rëndësishëm, për një bandë të arrestuar disa kohë më parë nga një prokurori tjetër, e cila pretendohet që ka qenë më e dobët, por që në bazë të hetimit të asaj prokuroria kjo bandë mbeti në burg. Ndërsa sot janë goditur disa banda, ndërsa brenda disa orësh kanë lënë qelitë shumë prej të arrestuarve”, – tha Vasili.

Më tej ai u ndal edhe tek pyetjet që LSI i ka drejtuar kryeministrit Rama, ndërsa tha se ato pyetje i kanë përgjigjet më të lehta, për shkak të deklaratës së Astrit Avdyli nga salla e gjyqit.

“Kemi ngritur disa pikëpyetje shumë të mëdha, por që sot i lehtësuan përgjigjet në sallën e gjyqit, ku një kriminel u shpreh rroftë qeveria ime, rroftë Partia Socialiste, Rroftë Vangjush Dako, pasi me to qaj hallet e mia. Nga salla e gjyqit sot u tha se kryebashkiaku i cili është vërtetuar nga Prokuroria për lidhjen me krimin, është shpresa e tyre. Këtë se thotë më vetëm opozita, por Prokuroria e shtetit”, – tha Vasili.

Më tej ai hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit, për çka tha se në vend që të qeverisin me projekte, por qeverisin të bërë njësh me krimin.

Për këtë ai u shpreh se kjo ka bërë që 70 përqind e të rinjve të kërkojnë të largohen na vendi.

Më tej duke u ndalur tek konflikti Kryeministri-Presidencë, pas mosdekretitmit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Vasili u shpreh se Rama është një idiot ligjor, pasi Presidenti ka vepruar konform Kushtetutës.

“Ky është një idiot ligjor. Ky skupton asgjë nga ligjet. Mendon se bëhet gjithçka duke thënë “hë o burrë, mo burrë…”. Madje ka shumë këshilltarë. Sjellja e Presidentit ka qenë konform parashikimit të Kushtetutës”, – tha Vasili ndër të tjera, ndërsa shtoi: “Unë nuk i di fare lëvizjet e Presidenit. Por një kandidaturë që i vihet ballas Kushtetutës dhe shkel ligjin, si mund të japë garanci për zbatimin e ligjit.”

Ndërsa u ndal tek djegia e mandateve, Vasili u shpreh se do të bëhet ajo që kërkojnë qytetarët.

“Bashkë me popullin duhet të organizojmë protestë pa kthim. Do t’i bindemi popullit për çdo kërkesë të tij. Nëse ata kërkojnë djegien e mandateve, ato do të digjen menjëherë.”, – tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...