Kur Lalit i lezeton ta kruajë me "shpellarët"

Tuesday, 13 November 2018 22:42

Arroganca e Erion Veliajt dje ka kapur kulmin, ku në tjerrjen e tij të fjalimit absurd, pa krye e fund logjik, u shpreh i vendosur që projekti për Unazën e Re do vijojë dhe mbi 300 banesa do rrafshohen. Nuk e konsideron problem social tragjeditë familjarë të njerëzve që iu shembet banesa, përkundrazi në fjalorin e tij “shkau” një perlë e Rilindjes që e mendojnë në çdo sekond, por pak e artikulojnë, i konsideron njerëzit, qytetarët, banorët e Tiranës si shpellarë…

“Ky film përfundon me fitoren e njerëzve të mirë, të drejtë që s’kanë zaptuar, që paguajnë taksat, që duan rendin, që respektojnë uniformën, që dinë të thonë faleminderit, që nuk shqyejnë se nuk vijnë nga shpellat po respektojnë qytetin, kodi ynë i përbashkët, stofi që na lidh me njëri-tjetrin”- u shpreh Veliaj.

Për dy ditë radhazi banorët protestuan para bashkisë së Tiranës, por Lali Eri i fshehur brenda skutave të bashkisë gjeti momentin të mbante një fjalim të gjatë, duke kapërcyer kufijtë e çdo etike dhe e politizuar çështjen. Në fund nuk ngurroi që të nxirrte nga fjalori i tij malinj edhe fjalën “shpellarë”. Banorët nga ana e tyre janë të vendosur që të mos tërhiqen nga protestat, duke paralajmëruar se më parë se ty prishin objektet tua marrin jetën…

Gjendja është mese tragjike në familjet që u shkatërrohen banesat si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re. Ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugëve, apo zhvillimit, por kanë kërkuar të marrin dëmshpërbilimin që u takon.
Arroganca shtetërore në këtë rast ka kaluar nga Rama tek kryebashkiaku me fjalor malinj që fyen qytetarët e tij. Në emër të “zhvillimit” në këtë zonë fshihet një aferë e madhe korruptive ku nga tre subjekte të cilat përfitojnë 40 milionë dollar njëra prej tyre është nën sekuestro, tjetra një kompani offshore e krijuar vetëm pak muaj më parë dhe tjetra është një subjekt i preferuar iLali Erit dhe kryeministrit Rama siç është “Salillari sh.p.k”.

Pas çdo shtëpie që do shohi fadomat e Lalit fshihet një fëmijë, grua, të moshuar, kryefamiljarë, apo të rinj që gjithë jetën e tyre, punën e tre dekadave, e kanë brenda atyre mureve të asaj banese. Këta qytetarë janë “shpellarë” për Lali Erin e bashkisë, edhe ata fëmijë me lot në sy që bëjnë thirrje për drejtësi janë shpellarë, gra me të mitur në duar sërish për Lalin janë shpellarë.

Arroganti Veliaj që mbush mediat kryesore në vend me kronika propagandastike dhe pas çdo projekti fsheh miliona euro të abuzuara në bashkëpunim me një grup oligarkësh të përzgjedhur prej tij, këtë herë kapërceu vijën e kuqe. Reagimi qytetar mund të jetë edhe më i madh, ku jo vetëm i madh, pasi përveçse po u shemb shtëpitë, i përbuz, i përdhos dhe i fyen duke u marrë dinjitetin njerëzor.

Modifikuar më Tuesday, 13 November 2018 22:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...