Deputetja e Dibrës Dhurata Çupi i përgjigjet Ahmetajt: Pro Rrugës se Arbrit, kundër vjedhjes

E Enjte, 15 November 2018 11:04

Deputetja e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklaratat e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se opozita nuk e do rrugën e Arbërit.

Reagimi i Çupit:

Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milion euro.
Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës jo për të çertifikuar mega-vjedhjen e radhës të kësaj qeverie.
Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët por për qytetarët.
Dëgjova ministrin e financave të akuzojë opozitën që nuk e don ndërtimin e rrugës.
PO PO dhe PO e duam rrugën por jo për të vjedhur ju, sepse ky projekt parashikohej të kryhej për 140 milionē euro dhe jo për të dërguar në xhepat tuaj të paktën edhe 160 milion euro taksa te Dibraneve duke i adresuar kësaj rruge një shumë prej 300 milion euro. 
Ne duam që kjo diference mos të shkojë te xhepat tuaj dhe të blinit vota por duam qe kjo diference të perdoret për investime në turizëm si Lure apo Kastriot apo Ura e Vashes , ne te pakten 10 shkolla me kushte moderne, ne rreth 10 qendra shëndetësore, për politika që u shërbejnë qytetarëve dhe jo oligarkëve.
Unë e di shumë mirë, Dibranët po ashtu e dinë që ju me votë të lirë dhe moralisht nuk keni asnjë deputet socialist në këtë qark. Por po ju e dini mire qe keni deputetë me vota të blera atje.
Ju jeni shumë të zotë për të bërë pazare skematike përmes deputëve, votave të tjetërsuara dhe jeni të specializuar të bëni pazare me rrugë e koncensione e këtë po e bëni dhe me rrugën e Arbërit ndërsa populli i Dibrës po zhytet thellë e më thellë në varfëri.!

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 11:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...