Vasili: Dëmshpërblimi i plotë i qytetarëve te Unaza e Re detyrim pa kthim

E Enjte, 15 November 2018 17:33

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ndërsa ka komentuar protestën e banorëve te ‘Unaza e Re’, ka deklaruar se e vetmja zgjidhje është dëmshpërblimi i plotë për pronën.

Në një intervistë për Report tv, Vasili theksoi se opozita nuk është kundër projekteve për zhvillimin e qytetit, por është kundër arrogancës qeveritare dhe vjedhjes që po u bëhet shqiptarëve.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i LSI-së, komentoi edhe përplasjen president-kryeministër sa i përket çështjes ‘Lleshi’.

Si e shikoni ju mos dekretimin e Ministrit të Brendshëm?

Kjo është një pyetje që nuk mund ti jap përgjigje sepse është një shkëmbim mes institucionit të Presidencës dhe të Kryeministrit. Kam vetëm një koment në këtë debat i cili tashmë është publik,kam konstatuar me keqardhje të madhe që kryeministri i vendit ka munguar fort respektit ndaj Kushtetutës dhe në vend që të investonte një qasje të fortë kushtetuese dhe ligjore, rikrijoji një anti kushtetuetshmëri të re, një qasje të gabuar. Pozitive është që institucioni i Presidentit me shumë ftohtësi kushtetuese i qëndroi kësaj gjëje në të mirë të asaj e cila po shpërbëhet gjithmonë e më shumë përpara syve të shqiptarëve, respektit të fortë ndaj ligjeve dhe Kushtetutës. Pra kjo ishte thjesht një përballje ndërmjet një qëndrimi statalist dhe kushtetues në një anë dhe një qëndrimi aventuresk të kryeministrit i cili na banalizoi. Me banalitete që Presidenti le ta shkarkojë nga gjeneral po ta dekretojë si ministër ndërkohë unë do ta bëj zv.Ministër, pra i dha një ngjyrim krejtësisht vulgar, antikushtetues dhe depriment një momenti, i cili duhet të ishte në të mirë të kryeministrit, një investim pozitiv pas dështimeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në emërimet për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Si e shikoni kandidaturën e z. Lleshaj në postin e Ministrit të Brendshëm?

Jam indiferent plotësisht ndaj çdo lloj kandidature që paraqitet në formë antikushtetuese, kërkohet të zgjidhet me mekanizma antiligjore dhe kushdo që bëhet pjesë e një qerthulli të tillë antikushtetues dhe antiligjor, nuk meriton as vlerësimin as ndonjë qëndrim specifik timin. Personalisht  kam qenë shumë strikt zgjidhjeve të cilat respektojnë ligjin. Dhe nuk jam pajtuar kurrë me asnjë lloj kompromisi me ligjin. Kushdo figurë shtetërore politike që do të hyjë me këmbën e antiligjit është një premisë që premton për keq.

Protesta e banorëve të Unazës së Re, ç’mendoni ju në lidhje me këtë protestë?

Ky është një zhvillim tragjik që ndodh në mes të Tiranës. Është  një provë e një shteti i cili arrogancën dhe dhunën  e ka vendosur mbi ligjin dhe kjo ka marrë një dimension të tillë, vërtet tragjik por dhe revoltues, pasi të drejtat dhe liritë bazike të njeriut, siç është prona banesa etj, dhunohen me qetësinë më të madhe dhe përpiqen të paraqiten sikur janë veprime të ligjshme. Protesta jo vetëm që është legjitime, pasi bëhet fjalë që qindra të moshuar, fëmijë, të tmerruar, burra e gra duhet të flaken në mes të rrugës, ndërkohë që i gjithë legjislacioni i ndihmon që kjo zgjidhje të ishte shumë e mirë. Dhe e gjithë kjo tragjedi kërkojnë të shitet si pozitivitet.

Ne pamë dhe një përshkallëzim shumë të rëndë në pikëpamjen shoqërore por dhe në pikëpamje të imazhit publik. Këta njerëz në të drejtë të tyre, të cilëve qeveria po u imponon një hall të tmerrshëm, etiketohen dhe si shpellarë. Ndërkohë që shteti problemet i ka zgjidhur shumë qartë. Kemi dy vendime të Këshillit të Ministrave në 2011 dhe 12 që trajtojnë se situata zgjidhet me dëmshpërblimin e banorëve, në respekt të ligjit. Qeveri të ndryshme, përpara dhe kësaj qeverisje, kjo është një mos qeverisje, që nga  e këtej po vijon të ketë në grusht vendin. Pra qeverisjet e tjera janë përballur me nevojën për të bërë vepra publike dhe ka pas momente që disa vepra publike që janë shtyrë, ose janë lënë pa u bërë , pasi fatura e dëmshpërblimit ka qenë e madhe. Përpara çdo fature tjetër një qeveri e cila duhet ti futet një vepre publike, llogarit dëmshpërblimin e qytetarëve  pasi e drejta e tyre është kushtetuese dhe bazike.

Kurrë nuk mund të ndërtohet qoftë dhe një metër vend në qoftë se raporti me mua dhe me ju, për pronën time nuk zgjidhet në mënyrën më të drejtë që do të thotë interesi publik prevalon. Kurrë në asnjë Kushtetutë në asnjë vend të botës nuk mund të ndërtohet një e mirë publike mbi tragjedinë time dhe tënden. Pra do të thotë që një banesë që unë e kam ndërtuar me mund dhe me gjak, dihet që banesa është kulmi i investimit të një familje, mund të hidhet e gjitha në shesh për shkak të këtij sebepi. Ana tjetër, këta qahen për para. Po si mund të qahen për para, këta kanë shpërndarë, vetëm tani për rrugën e Orikumit, një konçension i pa kërkuar, 70 e ca milionë euro, ku mbi 19 milionë euro janë vetëm interesa për tu paguar. Dhe nuk likuidokan dot banorët atje që tu japin vlerën e plotë. Edhe një dëmshpërblim i plotë mund të mos jetë në disa raste i mundshëm që të dëmshpërblejë atë banesë tamam. Por të diskutohet që këta njerëz të rrinë në mes të katër rrugëve, po ç’mbetet më? Dhe veç të tjerave dhunohen, trajtohen dhe si kriminelë, grabiten, plaçkiten.

Do të paguhen 3 vite qera...

Ligji është shumë i qartë, të dëmshpërblehem për atë që po më prish. Dhe për ata që janë në proces legalizimi ka një vendim të Këshillit të Ministrave për mënyrën si do të trajtohen ata. Kanë paguar dhe tarifat përkatëse dhe çfarë ndodh, të gjitha dokumentet flasin në favor të banorëve, të së drejtës së tyre legjitime dhe sot u thuhet dilni në mes të katër rrugëve. Kjo është një kambanë alarmi pasi ky absurditet dhe abuzivitet  mund të godasë këdo qytetar, jo vetëm pronë, por dhe interes dhe liri tjetër publike, përveç lirisë së pronës. Pra të gjitha liritë tona sot janë të rrezikuara. Dhe arrestime të fëlliqura që bëhen në mes të natës të njerëzve nëpër shtëpi që kanë dalë për të protestuar se do tu prishet shtëpia. Këta nuk arrestojnë dot kriminelët, ndërsa qytetarët janë armiq të PS dhe të Rilindjes, kurse atë kriminelët i zgjidhin të gjithë hallet me këta. Ky është kontrasti dhe tmerri i madh që po ndodh në këtë vend.

Dje ka pas një reagim nga Komisioneri për Zgjerimin, Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e BE, Mogherini e cila e shikon e shikon me interes pjesëmarrjen e opozitës në Parlament. Ju çfarë fitoni duke mos qenë pjesë e Parlamentit?

Së pari këto prononcime kanë ndodhur në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit Europian. Kjo është një mundësi e mrekullueshme që më jepni ju të sqaroj dhe një moment tjetër. Në këtë Këshill është marrë pjesë gjithmonë në mënyrë gjithëpërfshirëse, qeveria pa diskutim që po dhe opozita. Një nga shqetësimet më të mëdha që duhet të kishte Mogherini bashkë me z.Hahn, është si pranojnë të flasin në mënyrë të njëanshme, vetëm me përfaqësuesit e qeverisë. Po ky BE, bashkë me BE në Tiranë përfaqësuar nga e famshmja Vlahutin, ka qenë insistuar që të kishte një përfaqësim gjithëpërfshirës, se ju e kuptoni, numerikisht është shumë e qartë që maxhoranca që sot qeveris vendin ka 30% të votave të qytetarëve, 70% të votave të qytetarëve kanë nevojë për përfaqësim. Këta zotërinj duhet të mendonin të ngjiznin një gjithëpërfshirje që shkon deri në Bruksel.

Këta i kanë deklaruar përballë një ministri që është ministri i jashtëm, që është pjesë e një qeverie, ku problemet që ata rendisin janë problemet që ka sjellë kjo qeveri. Cili do të ishte interesi politik? Do të ishte që këta që kanë prodhuar problemin të jenë ata dhe të jenë dhe ata që janë alternativa e zgjidhjes së problemit që është opozita. Pra BE në radhë të parë vazhdon të përkundet në demagogjinë e qeverisë, vazhdon të qaset në një mënyre jo realiste me problemet e Shqipërisë, dhe vazhdon të mbajë këto qëndrime të cilat nuk e ndihmojnë procesin. Kemi në fund të ditës një qëndrim shumë kokëfortë. Dhe ky nuk mund të anashkalohet. Vërtetë këta zotërinj kanë folur kështu, këtë gjuhë kanë përdorur edhe më përpara.

Negociatat nuk hapen, pra do të thotë diçka në mekanizmin e funksionimit BE-Shqipëri nuk funksionon. Sepse në rast se do të kishim këtë rezultat dhe këto thirrje do të ishin të duhurat, negociatat do t’i kishim të hapura. Këta kanë bërë thirrje, kanë folur e folur dhe kanë pasur një merak të madh që flasin shumë me qeverinë. Unë e kam parë edhe anën afektive, bile edhe kam parë fytyra të vrenjtura kur takohen me opozitën dhe fytyra shumë të dashura kur takohen me qeverinë. Por krimin e organizuar e stimulon qeveria. Duhet të ishin të vrenjtur me qeverinë dhe shumë të buzëqeshur me opozitën që i ka demaskuar. Disa prej tyre kanë edhe disa të kaluara interesante që i lidhin me një personazh shumë interesant që quhet George Soros dhe ka një sorosizëm panevropian që fillon nga Shqipëria e deri në Bruksel, por ky nuk ka pse të afektojë hallet e Shqipërisë.

Dhe sot unë publikisht në një komunikim  në profilin tim në Facebook, i jam drejtuar BE në Tiranë, pse hesht? Pse nuk kërkon të stimulojë një proces gjithëpërfshirës? Ne kemi një Komision Parlamentar të Integrimit Europian, ku ka bashkë kryetarësi maxhorancë-opozitë. Por si mungoi në Bruksel? Ky Bruksel që na kërkon të gjithëve së bashku pse thërret vetëm qeverinë? Qeveria është halli, opozita është zgjidhja. Pra në këtë çështje besoj që përfaqësuesit e Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë përfaqësuesit teknik, pasi përfaqësuesi politik ka qenë gjithmonë shumë i vëmendshëm dhe nuk ka toleruar as krimin e organizuar, as trafiqet, as vjedhjen e zgjedhjeve etj, në Shqipëri. Kjo jesh teknike e Bashkimit Europian ka vuajtur nga një klientelizëm qeveritar, i cili nuk e ka ndihmuar as Shqipërinë as Brukselin, pasi na ka lënë jashtë negociatave për anëtarësim. Çdo gjë që mund të më thonë këta zotërinj, në fund fare ka një rezultat. Në qoftë se rezultati mungon këto politika kanë qenë të dështuara dhe këtë nuk e lëviz topi. Në të kundërt rezultatet do të flisnin vetë dhe ju me drejtë do të thoshit që ju z. Vasili nuk keni të drejtë pasi rezultatet flasin në favor të tyre.

Për sa i takon vendimit në Parlament, ua kam thënë dhe ua përsëris, ka një qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin, nuk ka një vendim të bojkotit përfundimtar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pse e kemi bërë këtë? Sepse parlamentarizmi është bojkotuar, është atakuar, është shpërbërë në thelbin e tij në sallën e Parlamentit. Salla e Parlamentit është kthyer në noterizuese të koncensioneve, në noterizuese të rishikimeve të buxheteve ku rindajnë paratë që i çojnë nga një hajdut tek tjetri. Dhe pa asnjë dyshim për reflektim dhe pa asnjë presion nga këta zotërinjtë e BE-së, së një qeverie që duhet të dëgjojë dhe të mos refuzojë gjithçka kur hajdutllëku është sheshit. Ne po flasim për koncesionet. Ne kemi një rrugë që do të bëhet më së fundmi në Orikum, ku çmimi i saj është 2-3 herë e gjysmë më shumë sesa një rrugë më e gjatë që bëhet nga Levani në Vlorë, e bën 2-3 herë më pak sesa po e njëjta copë rrugë atje, që bëhet nga një individ privat, i pa kërkuar thonë, plus edhe 19% interesa.

Pra qindra milionë euro që shpërndahen lart e poshtë, që vidhen e shpërdorohen lart e poshtë, ndërkohë që s’ka para për të dëmshpërblyer banorët atje, s’ka para për të bërë Teatrin etj. Kur kjo hajdutëri e qartë, fare e thjeshtë, e kupton dhe bufi thotë populli, këta zotërinjtë e BE-së që duhet të jenë partizanë të luftës kundër korrupsionit nuk e shohin. Edhe ne vazhdojmë të jemi jashtë Europës. Ajo që quhet jo thjesht ëndërr, por projektimi ynë strategjik evropian nuk realizohet. Kjo është dhe çështja. Ndaj ne kemi mbajtur një pozicion të fortë, ku kemi qenë me qytetarët në protestë, me qytetarët në Shkodër, me qytetarët në Elbasan, kudo me qytetarët sepse baza dhe themeli jonë është  çfarë qytetarët mendojnë dhe çfarë duan ata. Mua nuk më intereson çfarë do Mogherini në Bruksel.

Ndërkohë z. Vasili me bojkotin e kushtëzuar siç e cilësuat dhe ju mos po paramendoni djegien e mandateve?

Ua kam thënë shpesh. Kjo çështja e djegies së mandateve është një çështje që diskutohet shumë dhe kjo ka edhe efekt politik edhe metaforë politike. E kam thënë prapë dhe do ta them dhe në studion tuaj: këto mandate ne na i ka dhënë populli. Në të gjithë apelin e madh popullor që në do të thërrasim, në rast se populli që na i dha mandatet do na urdhërojë dhe do thotë nuk do të shkoni më në Parlament dhe këto mandate nuk keni pse i mbani, atëherë ne nuk do t’i mbajmë. Vendimin do e marrin ata që na e dhanë mandatin. Nuk është një vendim që e marrim ne. Dhe pikërisht atij vendimi, në rast se populli sot do ta kërkojë mbas 10 minutash mandatet do digjen publikisht. Për sa kohë që populli nuk do ta kërkojë, kundër vendimit të popullit nuk merremi, as me gjëra të sponsorizuara nga qeveria, nga ndonjë avokat i qeverisë, në publik, në Bruksel, në media apo kudo që të jetë nuk do ta bëjmë. Por vendimit të popullit do t’i përgjigjemi në çast. Por vetëm atij.

Ndërkohë nga z. Basha dhe znj. Kryemadhi kohët e fundit është artikuluar shpesh togfjalëshi aksion opozitar. Çfarë parashikoni me këtë ju si opozitë? Në muajt apo në ditët në vazhdim çfarë do të presim nga opozita?

Është shumë e qartë dhe e kthjellët. Sot në Shqipëri ka një front opozitar të qartë, të përvijuar, solid, politik dhe shoqëror. Është politik pasi i gjithë spektri politik i tëri, me përjashtim të Rilindjes, ndodhet dhe është pjesë e këtij fronti. Dhe shoqëror pasi fronti ka të mobilizuar brenda shumë kualitete, qytetare, shoqëri civile, plot e përplot njerëz. Pra është reflektimi i tërë zemëratës popullore, shoqërore dhe politike. Si i tillë ky front po vijon një aksion opozitar, ku sinkronizon të gjitha veprimet e partive opozitare të cilat ruajnë identitetet e tyre të forta dhe specifikat e individualitetin e secilës prej tyre. Por njëherazi, kualiteti themelor është që është në një sinenergjizëm opozitar. Pra objektiva të përbashkëta.

Objektivi kryesor është kryeministri i vendit, që është burimi i të gjithë të këqijave, është koka e Meduzës së gjithë këtij mekanizmi kriminal. Pasi përfundimisht atë që e kemi thënë, ne mendonim se do verifikohej, ju them sinqerisht edhe me një ironi të zezë këtë. Por që të mendonim se konfirmimin tonë do ta merrnim haptazi, ku kriminelët në sallë të gjyqit do thonin zemra dhe shpirti jonë është partia dhe rilindja, janë njerëzit e Partisë Socialiste, ne atje e gjejmë dermanin, ata na përgjigjen e ai është mishërimi ynë, nuk e mendonim që do shfaqej. Ne ishim të bindur që është, por që do të shfaqej kaq publikisht nuk e mendonim. Kështu që ndaj kësaj qëndrimi është në sinkron, pra është një aksion i përbashkët opozitar. Nuk mund të vazhdojmë më me këtë qeverisje të kriminalizuar. As edhe një hap nuk mund të hedhim përpara. Do kemi koncesione që vidhen, qytetarë që rrihen, një tension dhe shqetësim i madh ku dhe ai që ka një gjendje të mirë ekonomike nuk është i qetë në vendin e tij.

Dhe pikërisht prandaj ky është një aksion i madh opozitar, i cili absolutisht ju e shikoni që ka një rritje të pandalshme. Për këtë arsye është edhe kjo trazirë e madhe në qeveri, ky shqetësim. E shikoni dhe këtë gjuhë vulgare e banale të kryeministrit, s’ka munguar edhe para pak ditësh ku ishte në studion e REPORT TV, ku kemi parë të njëjtin vulgaritet të një njeriu të pa stabilizuar fizikisht, nuk po flasim më shtetërisht, se shtetërisht ska qenë asnjë ditë. Kështu që kjo kërkon patjetër një aksion të madh opozitar.

Ndërkohë z. Vasili në 30 qershor të 2019 kemi zgjedhjet administrative. Duket se maxhoranca tashmë i ka ndezur motorët e saj elektoralë...

Maxhoranca ka ndezur motorët e saj kriminalë. Këto dëshmitë që janë motor kriminal na i dhanë vetë kriminelët, duke thënë ne jemi mëshiruesit, ne i bëjmë votat. Ai rrugaçi që dhunonte atë vajzën i kërcënohet kryetarit të opozitës që do të ta tregoj kur të hyjmë në zgjedhje. E gjithë kjo aradhe kriminelësh, gjithë hakmarrjen e vet kanë zgjedhjet.

E kisha në kontekstin që zhvillohen takime nga ana e qeverisë me banorët sigurisht për të ndarë edhe projekt buxhetin...

Me cilët banorë? Këta i kanë të ndarë. Në qoftë se ka banorë të cilët kanë vërejtje apo kritika ata nxirren me dhunë përjashta. Ju i keni parë takimet që zhvillonte Erion Veliaj, takimin që zhvilloi me studentët Edi Rama, kur dikush bën një pyetje nxirret me dhunë e mbyllen kamerat. Nuk janë takime me banorë, janë shfaqje me banorë.

A e ka ndarë mendjen opozita për të marrë pjesë në zgjedhje? Dhe mos ndoshta po quhet një vetëvrasje politike kjo, qoftë edhe nga ana e LSI-së për të mos qenë pjesëmarrës në zgjedhje? Apo nuk ka një vendim për mosmarrjen pjesë?

Ka një strategji idiote të të gjithë këtyre idiotëve të qeverisë që të mbjellin këtë thashethemnajën sepse nuk përballën dot me problemin e radhës. Pra në vend që të ketë një strategji përballjeje, ne po ju themi qartë jeni një qeveri e kriminalizuar, faktet dhe provat janë kundër jush, ky kriminalizim po shkatërron vendin, kjo kërkon zgjidhje politike. Në vend që t’i japin përgjigje kësaj kanë gjithmonë problemin marrim apo nuk marrim pjesë në zgjedhje. Është thënë qindra herë dhe është fare e qartë. Kushdo budalla ka dëshirë të vazhdojë le ta vazhdojë. Opozita nuk ka diskutuar kurrë pjesëmarrjen në zgjedhje. Ka thënë që nuk do t’i drejtojë zgjedhjet ky hajdut dhe kriminel që është në krye të qeverisë. Pasi në qoftë se Avdylajt thonë që ne e kemi zemrën tonë këtë dhe këtu e kemi gjetur vendin tek kryeministri, ky kryeministër do të administrojë zgjedhjet dhe votat e shqiptarëve dhe votat tona. Kurrën e kurrës.

Gjithsesi ngelet për t’u parë z. Vasili. Është herët....

Jo jemi në kohë sepse që 20 e ca përqind e votave u blenë dhe këtë e tha Këshilli i Europës nuk e thashë unë. Vendimi nuk ka pasur asnjë dilemë kur është diskutuar pjesëmarrja në zgjedhje. Por që ky kryeministër dhe këta hajdutë do të drejtojnë zgjedhjet e Shqipërisë, do të jenë këta prapë që do të numërojnë votat siç i numëruan në 2017, kjo nuk mund të ndodhë kurrë se ujkun për bari nuk mund ta lëmë ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...