Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet lokale në koalicion me LSI. Kështu deklaroi kreu demokrat, Lulzim Basha në Real Story, në Vizion Plus.
Basha tha se PD do të ketë një aleancë me të gjitha partitë opozitare dhe se shumë shpejt do t’I bëjë qëndrimet publike.
“Me LSI dhe partitë e tjera kemi një aleancë opozitare që ka qëndrime të shpallura. Shumë afër këto qëndrime do t’i bëjmë publike si një koalicion opozitar.”