Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook mesazhin e qytetarit dixhital, ku thotë se vizita e djeshme e zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Elbasan ka bërë që qyteti të blindohet me policë.
Qytetari pyet, ish- kryeministrin: Nga kush ruhet zv/min i rendit? Po qytetarët shqiptarë kush i ruan? A nuk janë edhe ata bij nënash? Zoti ma ruajt.
Statusi i Sali Berishës:
Bllokohen rrugët kur lëviz Lleshi (Lleshaj) i Kallam Dështakut!
Përforcimet me mijëra policë për vizitën e djeshme të zv/ministrit të parë antikushtetues, antiligjor Lleshi (Lleshaj) në Elbasan.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Elbasani i blinduar nëpër rrugë. Gjatë gjithë rrugës Tiranë- Elbasan, sidomos në qytet, qindra e qindra polici. Merret vesh se në orën 15 ka mbërrit me eskortë të përforcuar makina e zv/ministrit të brendshëm = ministër në Drejtorin e policisë sikur udhëtonte në një zone të pushtuar nga krimi. Mbarimi i takimit po ashtu me shumë përforcime sa rruga e metalurgjisë ishte bllokuar. Lind pyetja përse? Nga kush ruhet zv/min i rendit? Po qytetarët shqiptarë kush i ruan? A nuk janë edhe ata bij nënash? Zoti ma ruajt. Nflm i nderuar Doktor.