Përjashtimi i opozitës nga KSA, Klajda Gjosha: Qeveria ka frikë nga e vërteta

Premte, 16 November 2018 21:12

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha e ftuar ditën e djeshme në Fax News, ka folur për situatën e rënduar politike në vend, si dhe për përjashtimin e opozitës nga ana e mazhorancës nga Këshilli i Stabilizim Asocimit.

Sipas Gjoshës, mazhoranca ka frikë nga e vërteta, teksa ka shtuar se ka qenë mazhoranca ajo që bojkotuar Parlamentin dhe jo opozita.

“Është hera e dytëe zhvillimit të këtij Këshilli pa opozitën. Qeveria që vitin që shkoi, në momentin e marrjes së tepsisë, plotësisht vetëm,një nga hapat e parë që ndërmorën ishte pikërisht përjashtimi i opozitës në këtë instancë, jashtëzakonisht shumë të rëndësishme ku diskutohet ecuria e 5 prioriteteve të Shqipërisë për çështje integruese në BE. Ky përjashtim për mua është tejet i pamenduar. Unë e kam shprehur dhe në statusin tim, këtu kemi të bëjmë me njerëz të vegjël, si në vizion ashtu dhe në shpirt, sepse në fund të fundit kur ne diskutojmë për procesin e integrimit, minimumi ajo çka duhet të nxjerrim në pah ështëgjithëpërfshirja. Askush nuk mund ta bëjë i vetëm këtë proces. Dhe të mos kesh zërin e opozitës, sado kritike të jetë opozita, apo dhe mbështetëse, sepse patjetër qe ne dimë të jemi konstruktiv aty ku duhet dhe aq më tepër me partnerët tanë ku flasim për vendin tonë dhe për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë. Mendoj qëështë e patolerueshme, e kam denoncuar këtë, vazhdoj ta denoncoj dhe them që nëse do të kishte ndonjë gjë që qeveria do duhej ta rregullonte do ishte pikërisht që në takimet e ardhshme kjo të mos ndodhte më. Ndoshta e ka bërë frika nga e vërteta sepse tashmë dihet që opozita i ka thënë të vërtetat, i ka bërë publike dhe në sytë e ndërkombëtarëve, për gjithçka që nuk shkon mirë në vendin tonë. Apo për ecurinë e reformave dhe problematikat e ndryshme me të cilat ato ndeshen. Dhe ndoshta kjo frikë kaq e madhe e ka bërë qeverinë ndoshta dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, për ta përjashtuar opozitën, si pjesëmarrëse në këtë takim”, tha Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...