Denoncimi/ Berisha publikon fotot: Forca e pushtetit mafioz

Diel, 18 November 2018 11:11

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin dhe fotot e një qytetari i cili denoncon se Adriatik Zotko, Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, me mbështetjen e Narkoqeverisë, mbyll te gjitha guroret por hap guroren e tij.

Sipas tij Zotko së bashku me kryetarin e Qarkut të Beratit po bëjnë kërdinë në pyjet e Tërpanit.

Postimi i plotë

Forca e Pushtetit Mafioz!

-Adriatik Zotko, narkokryetar i narkobashise se Poliçanit, me mbeshtjetjen e Narkoqeverise, konkretisht Kolsit, mbyll te gjitha guroret por hap guroren e tij

-Vellai i tij narkotrafikant denohet 7 vjet per trafik droge por qendron 4 muaj ne spital dhe del i lire kurse bashkepuntoret e tij vazhdojne te vuajne burgun.

-Zotko se bashku me kryetarin e Qarkut te Beratit po bejne kerdine ne pyjet e Terpanit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.Berisha!

Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i qytetit te varfer te Policanit. Them i "varfer" pasi u be gati nje vit qe kryetari i bashkise Adriatik Zotkaj ne bashkepunim me min.Blendi Klosi kane bllokuar punen ne guroret e malit Tomorr duke lene shume po shume familje ne varferi ekstreme. Ne ortakeri me njeri-tjetrin ata hapen nje tjeter gurore ne malin e Terpanit duke krijuar keshtu "nje monopol". E kishin shume te thjeshte ta ngrinin punen pasi duke qene njeri ligji e tjetri Maliqi punojne me mjetet e bashkise( skrep, kamiona, fuoristrada e vinç).Edhe fuqine punetore e kane miremenduar...

Punonjesit e bashkise detyrohen te punojne me force duke i shantazhuar se do te largohen nga puna ne rast se nuk punojne ne sharrat e gurit. Dmth keta te shkretet punetore kryejne edhe punen e shtetit edhe ate private duke u paguar vetem me ate rroge te vogel qe u ka caktuar bashkia. Po le te themi se keta punonjes jane me "fat" se ka dhe shume e shume te tjere qe kane 4-5 muaj qe nuk paguhen dhe se rroga me e afert do tu jepet ne janar(2019). Si ka mundesi qe nje minister ka forcen te mbyll nje gurore ku ne te punojne firma te licensuara dhe qe paguajne detyrimet e taksat ketij "Shteti" dhe hap nje "Gurore Fantazme" pa asnje lloj dokumentacioni?! Po ketyre dy hajduteve (Zotkaj e Klosi) u eshte hapur edhe me shume oreksi per 💶💵 se ne bashkepunim me edhe me prefektin e Q.Berat po bejne kerdine ne pyjet e Terpanit. Duke prere e shkaterruar hektare te tere( pa asnje lloj leje apo liçense). Duke pasur mbeshtetjen dhe perkrahjen e ortakut min. Klosi, A. Zotkaj bashke me vellain e tij trafikant te lendeve narkotike( Vellai ia hodhi me 4 muaj qendrim ne spital nga 7 vjet qe u denua, ndersa bashkepunetoret e tij vuajne akoma denimin) u bejne presion e shantazh me nje fjalor rruge qytetareve te ndershem se duhet te votojne kete rrugaçin ne zgjedhjet e ardhshme per k.bashkie. Se Adriatik Zotkaj e ka deklaruar hapur se edhe nese nuk rikandidon "Ai i gjati..." Zotkaj do ta hedhe kandidaturen si i pavarur. Duke u shprehur hapur se ai eshte zot i ketij vendi dhe se askush nuk ja merr bashkine.

Une duke qene i pashprese vendosa tju shkruaj juve i nderuar z.Berisha pasi besoj dhe shpresoj shume se ju do zbardhni cdo rresht te shkruar me siper. Vetem ju lutem shume te mbetet anonim se ndihem i kercenuar per jeten nga "keta te fortet" qe kane 16 vjet qe terrorizojne qytetaret e Policanit. Me respekt nga nje socialist i pashprese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...