Largimi i qeverisë së Edi Ramës, shërbimi më i mirë ndaj Shqipërisë

Diel, 18 November 2018 16:19

Nga Enkelejda Rica

-Tetë vjet qeverisje qëllojnë shpesh konsumuese në vendet me demokraci të fortë. Duke mos dashur aspak që të komentoj fortësinë e demokracisë , qeverisja e të djathtës siç të gjithë e dimë ne vitin 2013 ‘ra’.

Pritshmërit reale dhe paradoksale për qeverinë e re ishin konkrete. Makina e propagandës dhe programi i gënjeshtërt kishin bërë punën e tyre. (Ajo çka ndodhi më vonë më jep të drejtë që ishte i gënjeshtarit.)

Duke mos dashur ti hedhë asnjë copë balte rilindjes dhe duke kërkuar në kaosin tipik majtist për suksese gjej vetëm dështime dhe suksese të gënjeshtërta.

Dështimi i parë nisë me atë që duhet te ishte tempulli i demokracisë , parlamenti ,brenda së cilit ‘Shtetarët’ ishin në minorance përball atyre të cilet stilografet që duhet të mbanin në xhepin e xhaketave firmato i kishin zëvendësuar me ‘koburet’ e lara në argjende të ngjeshura midis brezit të tyre dhe rripave lëkurë gjarpëri.

Tashme dështimet do ti ngjanin një ekuacioni eksponencial, pasi atje ku do të bëheshin ligje dhe do te ‘zgjidheshin’ hallet e popullit për gjashte vjet me radhe do të shndërrohej në arenën ku kryeministri yne do të bente lloj -lloj batute me apo pa kripe por veç kryeministrin nuk do ta bënte.

Duke vazhduar e duke kërkuar e rraskapitur në kaosin rilindës papritur të shfaqet si një vegim i se djeshmes kanabizimi. Një virus i krijuar nga shkollepaku Edi Rama. Shume do të thonë ç’ne Edi Rama krijues virusesh, ai as nuk ia ka idenë si mbahet një provez në laborator e jo me të bej hulumtime shkencore për krijime virusesh!? Fatkeqësisht këtë radhe ia doli, laboratori ishte zyra e tij , provëza ministri Tahiri dhe konkluzioni një Shqipëri e kalbur në droge dhe e shkatërruar ekonomikisht. Por ajo ç’ka ishte fatale ishte depresioni social në të cilin u zhyt vendi ynë. Asnjë i ri nuk e sheh më jetën e tij të zhvilluar mbi kushte normale të shkollës dhe meritokracise. Tanimë çdo djaloshi i mjaftonte shoqëria e një banditi dhe idea se do te behej i pasur brenda natës sikur ky bandit të ishte xhindi i llambës.

Mbas shume vrasjesh , zhdukjesh, policie të korruptuar i erdhi radha një niveli të larte papunësie dhe abuzimi.

Duke vazhduar dhe duke kërkuar në stokun e gafave të rilindjes ajo që e zë pjesën e artë pa shkëlqim të kësaj qeverie përgjatë gjashte vjetëve qeverisje është papunësia, 300 mije u premtuan e asnjë nuk u hap.

Madje kur mendon se nga e thëna në të bere është në mes një det i tere , shikon se kryeministri jone fjale shume e shkollepak as nuk e ka marre mundimin për ta kaluar këtë det , e për rrjedhoje të krijonte vende të reja pune.

E tërë tabloja që unë u mundova të krijoj duke pare kaosin e stokut rilindës nuk ishte aspak për ti vene në pah, pasi ato janë të dukeshme dhe mbi të gjitha të jetuara nga të gjithë ne.

Ajo çka ne duhet të bëjmë është një shërbim ndaj vendit. Në pamje të pare kjo fjali duket e politizuar por në fakt brenda atij shërbimi gjendet shpirti ,forca dhe morali njerëzor si dhe falënderimi i brezave.

Ai shërbim ndaj të mirës Shqipëri e ka emrin: Largim i qeverise së Edi Ramës.

Modifikuar më Diel, 18 November 2018 16:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...