Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa edhe ditën e sotme ka publikuar një video, ku ka denoncuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në videon e publikuar nga Zhupa, duket qartë se si Veliaj poshtëron dhe ofendon qytetarët që i besuan dhe i dhanë votën për Bashkinë e Tiranës
Ja postimi i Zhupës:
Ne cdo vend te botes demokratike qytetaret kane te drejte te kritikojne qeveritaret e tyre, edhe ti shajne ata kur nuk ju pergjigjen premtimeve dhe detyrimeve qe kane kur zgjidhen me vote. Ndersa ne diktatura qeveritaret kritikojne qytetaret e tyre dhe i arrestojne kur nuk ju pergjigjen vullnetit te partise.
Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj, i cili prej 15 ditesh nuk pranon te takoj banoret, ka zgjedhur ti shaje ata, ti ofendoj, ti bej presion dhe bashke me policine qe duan, ti arrestojne ata. Ne video jane dy reagimet me sharje te kryebashkiakut Erioni Betoni per votuesit e tij, per banoret e qytetit, nga shpellar tek nazist.
Nuk pyet per te drejtat kushtetuese dhe ligjore te qytetareve sepse eshte i bindur se me oligarket ne krah mund te blej cdo zgjedhje. Por e ka gabim, qytetaret do triumfojne ne te drejtat e tyre. Tirana e do zhvillimin por jo permes korrupsionit, klientelizmit, shperfilljes se te drejtave ligjore te qytetareve te saj. Erion Veliaj nuk eshte kryebashkiaku qe meritojme