Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Komisionit të Venecias me drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në takimin ishin kryetari i Grupit Parlamentar të, LSI Petrit Vasili, Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama si dhe deputetet Klajda Gjosha dhe Silva Caka.
Petrit Vasili në fjalën e tij tha se opozita ka propozuar standard të njëjtë, si Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Fjalët e shumta për Vettingun janë pa kuptim. Qëndrimi është i qartë, opozita pro, Rilindja kundër. Projekti të votohet në Parlament”, ishin disa prej mesazheve të kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në komunikimin me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.