Banoret Unazës së Re kanë nisur konfrontimin me policinë pasi kanë tentuar të prishin rrjetën e vendosur për punimet.
Por policia ka ndërhyrë dhe disa persona besohet se janë shoqëruar. Njëra nga banoret tha se janë shoqëruar 10 persona. Ndërkohë në vendngjarje është edhe shefi i komisariatit nr. 6. Gjithashtu ka mbërritur edhe FNSH.
Banorët thonë sa pa u liruar të shoqëruarit nga policia, ata nuk do të lëvizin nga rruga. “Policia më ka mërrë edhe djalin edhe nipin, pa ardhur ata këtu nuk lëvizim ne”, tha ai.
Disa nga banorët kanë gjuajtur gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë. Banorët thanë se ky ishte një demonstrim për të treguar se do t’i mbrojnë fizikisht pronat e tyre, duke theksuar se protësta do të vazhdojë pambarim deri në zgjidhjen e këtij problemi.