Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është kapur 6 herë duke kaluar kufirin me makinën e grupit të laboratorit të drogës së Xibrakës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike disa nga detajet dhe një prej dosjeve që disponon opozita për lidhjet e qeverisë me krimin.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se opozita ka përgjime për ministrat e qeverisë dhe për Olsi Ramën.
Berisha është shprehur se ka fakte për të paktën 6 raste të përfshirjes së Olsi Ramës në trafik kokaine me grupin Xibraka.
“Opozita ka përgjime të plota për shumë ministra dhe për Olsi Ramën. Ka fakte të plota për të paktën 6 kalime të Olsi Ramës me makinën e Xibrakës.Janë të gjitha me prova të faktuara veprimet e organizatës kriminale që quhet Rilindje” tha Berisha.