Rama i jep gruas së tij 19 mln euro të shqiptarëve për 1 km rrugë

Tuesday, 20 November 2018 09:09

Drejtuesi i Departamentit të Mjedist në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar përmes një postimi në Facebook se ‘Ave Consulting është kompania e Arben Dervishit që lëvron paratë për llogari të Linda Rames dhe Tan Lames.

Siç bëhet me dije nga postimi i tij, duket se Edi Rama edhe një herë ka vendosur që të vjedhë shqiptarët përmes rrugëve.

Ka të bëjë me rrugën që lidh pallatin me shigjeta me Sheshin Shqiponja dhe sipas denoncimit përfituesi i këtij tenderi është kompania ‘Ave Consulting’ dhe pronari i saj është Arben Dervishi.

Postimi i Malltezit: 

1. Çmimi 19 milion euro për km = dyfish me i shtrenjte per km sesa Rruga e Kombit qe kish dhjetëra km tunele & ura; (18 milione euro përlan Rama dhe 0 euro per banoret?!)

2. Kompani ndërtimi te lidhura me Edi Ramen, pa eksperiencë të mëparshme fare dhe pa gare;

3. Ave Consulting është kompania e Arben Dervishit që lëvron paratë për llogari të Linda Rames dhe Tan Lames. Lamja i dha 640.000 USD këtij për të bërë foto ndërtimesh të paligjshme për veç 83 ditë ose kontrate fotosh ose gati 8000 dollarë dita!!!

4. Ndryshimi i projektit ekzistues nuk u konsultua me askënd të pavarur as me inxhinerë transporti, as me urbaniste dhe as me komunitet.

5. Di njeri të thotë pse shkelet ligji për lejet e mjedisit dhe VKM për dëgjesat publike?

Vjedhja me zgjerimin e Unazës së Re

Gjithkush e ka parë me çudi shfazimin e Erion Veliajt që ka pranuar ditët e fundit të marrë lehtësisht mbi vete etiketimet ‘racist’.

Kryebashkiaku që jemi mësuar ta shohim gjithnjë përmes klisheve idilike, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom, duke i servirur një supë të ngrohtë një gjysheje të moshuar, duke ngritur gosti në datëlindjen e një aktori të madh, papritmas shpërtheu në terma jo të zakonshëm për gjuhën e tij, dukë përbuzur ‘shpellarët’, duke i krahasuar ata me dëmet që nazistët i bënë Tiranës dhe duke ironizuar të zbriturit në kryeqytet.

Dhe dyshimet janë se këto nuk kanë të bëjnë me lapsuse të pandërgjegjshme. Apo me një dalje nga kornizat e imazhit që i imponohet publikut përmes kasetave të gatshme që shpërndan zyra e tij e propagandës.

Ato duhen parë në kuadër të një serie ‘provokimesh’ që po zhurmojnë me breshëri, që kur u hap afera e tenderimit të unazës së re. Ato duhen parë në sintoni me strategjinë e Edi Ramës për të nxitur debat rreth shembjes së shqiponjës, që kryeministri e konsideroi se një horror estetik. Lapsi.al i ka parë në këtë dinamikë:

Pas këtyre provokimeve të Ramës me disa statuse me radhë dhe të Veliajt në disa qendrime njëri pas tjetrit, shumëkush u mor me faktin se a i takon shefit të shumicës të jetë njëkohësisht edhe kryeesteti i shijeve të shqiptarëve. Të tjerë iu turrën kryebashkiakut për ligjërimin e tij fashistoid dhe për përbuzjen e njerëzve në hall.

Në fakt debati rreth asaj që po ndodh tek unaza e re u fokusua shumë tek këto aspeke, prodhoi shumë llafollogji dhe harxhoi shumë energji, duke i zënë hapësirën një debati real. Atij se, për ndërtimin e segmentit Pallati me shigjeta- Unaza e re, janë tenderuar 40 milionë euro vetëm për 2.2 Km rrugë. Dhe më keq akoma, se kjo gjë është bërë me një konkurencë fiktive dhe me një ‘garë’, ku realisht kanë marrë pjesë vetëm klientët e përzgjedhur në oborrin e Ramës.

Pra askush nuk na pengon pas zbulimit të këtij manipulimi, të mendojmë se ai kërkoi të fshihet nga një manipulim më i madh: Hapja e debatit të provokuar nga Rama për shëmtinë e shqiponjës dhe atij të nxitur nga Veliaj, për shpellarët apo sinazistët e rinj.

Rilindasit tashmë e kanë sofistikuar teknologjinë e mbivendos

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 09:23
Login to post comments