Trafikanti i lire, heroi në burg

Tuesday, 20 November 2018 20:33

Drejtësia e re e Ramës të dënon sot pse denoncon aferat korruptive të qeverisë, pse denoncon parcelat me kanabis, pse denoncon pastrimin e parave të krimit në punët publike, pse denoncon “Toyota Yarisin” e Taulant Ballës, etj.
Dritan Zagani është rasti më i fundit, absurd, i dënimit nga kjo drejtësi e reformuar.
Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, për shkak të kërcënimeve me vdekje, Dritan Zagani është dënuar me 4.6 vite burg për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Vetëm gjykata e Fierit nuk shikon moskallëzim të krimit në të gjithë historinë e denoncimeve të Zaganit.
Zaganit koha i dha të drejtë për denoncimet e tij të forta për lidhjet e trafikut të drogës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kushërinjtë Habilaj, megjithëse u desh arrestimi i Habilajve në Itali që në përgjime të dilte edhe emri i ish-ministrit të Ramës, i cili u shkarkua dhe tanimë është në hetim penal për trafik ndërkombëtar droge.
Por gjykata e Fierit në rastin më të mirë nuk është njohur me dosjen italiane “Habilaj-Tahiri” e në rastin më të keq, që është edhe më i mundshmi, po i bën shërbimin e radhës Ramës.
Dhe që të qartësohet, Gjykata e Fierit, le t’i drejtohet njëherë me një pyetje Ambasadës Amerikane. Ndoshta Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta informojnë këtë gjykatë mjerane.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 20:44
Login to post comments