"Unaza e Re”, Vasili: Megagrabitje nga qeveria

E mërkurë, 21 November 2018 12:28

Një megagrabitje nga qeveria, e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar i LSI-së, projektin e ”Unazës së Re”. Në një konferencë për shtyp, Petrit Vasili, duke përsëritur deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që u premtonte asnjë shembje banorëve të ”Unazës së Re” vite më parë, tha se e ka bërë këtë për të marrë disa vota më shumë.

Po ashtu kreu i grupit të LSI, tha se akse të tjera rrugore janë më të gjata dhe janë bërë më me pak para, ndërsa për Unazën e Re do të shpenzohen 19 mln euro.

“Kryeministri i Shqipërisë duhet të turpërohet dhe para çdo deklarate tjetër duhet t’i kërkojë falje 1000 herë qytetarëve pasi i mashtroi për t’i marrë votën. Sot sipas tij ata s’kanë asnjë të drejtë por u dashkan të dalin në mes të 4 rrugëve. Tani që ta kuptojnë qytetarët sa e madhe është grabitja, po ju tregoj: Ju e njihni aksin Fier-Vlorës, 22 km rrugë me investim 2 mln euro. U bë me garë të hapur. Ndërkohë rruga në Unazën e Re bën 19 mln euro. 7-8 herë më shumë. Kemi plot akse tjera, aksi Levan-Tepelenë”,-tha Vasili.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 12:33
Login to post comments