Pedagogu Ervin Goci i ftuar në "Arena" në Ora News kërkoi nga qytetarët që të ngrihen në protesta për çdo çështje. Ai shton se Rama dhe grupi i tij nuk e ka ndërmend të tërhiqen.
Pjesë nga deklarata:
Goci: Ne kemi ecur me idenë që këtu armiku është një, skema është një dhe nuk ke pse të intimidohesh për të dalë në protestë. Situata është e atillë që ne nuk kemi luksin të jetojmë në një vend si Gjermania ku grupet e interesave janë strukturuar. Këtu është një grup grabitqarësh që kanë kapur një tufë delesh dhe po i shqyejnë. Nëse nuk ka ndonjë protestë përditë, për mua vendi është duke vajtur për dreq. Kudo, ngado. Le të krijohet kaos. Vajta tek Unaza, thashë fjalën time.
Nuk kam asnjë lloj intimidimi për të dalë dhe thënë fjalën time. Duhet që të gjithë shqiptarët të dalin për gjithçka. Interesi privat është interes i korporatave, kurse interesi i familjes është interes publik.
Duhet të kuptojnë njerëzit që këtu është protestë e përditshme. Çdo lloj kauze është një njësi matëse për çfarë do të ndodhë për atë që vjen më pas. Ata nuk e kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e kanë një plan, do marrin kaq para, do vjedhin, do grabisin, do mbushin arkat dhe llogaritë që kanë off-shore dhe do të mbarojë punë dhe do shkojë të bëjë piktura në Paris.