"Rama i hodhi benzinë zjarrit me fjalimin në Parlament"

E Enjte, 22 November 2018 14:07

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në Fax News ka komentuar përplasjet gjatë protestës para Kuvendit, mes banorëve të Astirit dhe policisë.

Për Braimllarin, Rama është shkaktari kryesor i provokimeve të banorëve dhe arsyeja pse situata në protestë avancoi në dhunë dhe përplasje.

Deputeti thekson se ai ka qenë dëshmitari i momentit të marrjes me forcë të një qytetari nga patrullat e Shqiponjës.

“Ka shume protestues të plagosur. Edi Rama është shkaktari kryesor i provokimit të banorëve. Efektivët e policisë janë njerëz të këtij vendi.

Por asnjëri nuk duhet të pranojë një kryeministër të tillë që ka futur një luftë të hapur me policinë, duke provokuar në çdo anë. Qytetarët duhet të jënë të kujdeshme me policinë e Shtetit, problemi kryesor është Edi Rama. Në mënyrën më të ulët kanë bërë arrestime në mes të ditës, duke shoqëruar njerëz sikur të ishin kafshë dhe jo njerëz.

Ata e kanë evidentuar se kush ka shkaktuar dhunë nga protestuesit, nga këto momente duhet të ketë ruajtje qetësie nga të gjirtha palët, nuk duhet të veprojnë si një bandë kiminale.

Qytetarët duhet të kuptojnë që Rama po i merr gjënë më të çmuar atë të pronës publike.

Edi Rama është ai që provokoi dhe mban përgjegjësinë kryesore, nuk mundet të mbajë një fjalim ordiner, tamam siç drejton kabinetin e tij si organizatë kriminale. Ai i hodhi benzinë zjarri në vend që të qetësonte situatën. Këto janë gjëra të një njëriu të papërgjegjshëm dhe antikombëtar”, u shpreh ai.

Braimllari nuk ngurron të kritikojë edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili sipas tij bëri shumë deklarata pa vend nga Spitali Ushtarak.

Deputeti i LSI-së tha se Lleshaj po bie në grackën e Ramës, sepse ai edhe deputetët e tjerë të LSI-së nuk kanë qenë në protestë, por në një takim duke diskutuar mbi buxhetin e kësaj qeverie.

“I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm , të mos bjerë në grackën e Ramës, por të zbatojë ligjin. Unë e para kemi qenë në një takim, për të folur mbi buxhetin e kësaj qeverie kriminale, në momentin që kemi parë që turma është provokuar nga deklaratat, kemi dalë për të qetësuar situatën.

Kur del ministri i Brendshëm që thotë që ka pjesmarrës nga opozita që kanë ushtruar dhunë është e papranueshme. Patrtullat e Shqiponjës ndaluan qytetarët dhe po e merrnin zvarrë. Ndaluam dhe i thamë që ka mënyra të tjera, ka banesa, jo në publik duke i ushtruar presion mbi policinë.

E para njëher nuk kam asnjië përgjigje për zv/ministrin e Brendshëm se një njeri serioz nuk bën të tilla deklarata nga Ushtaraku.

Rama është mësuar bën një kukull në kabinet, e bën tabelë qitjeje, me qëllim që të mbrohet vetë. Ministri i Brendshëm harton politika, është prokuroria është ajo që vendos, sqaron hetimin e ngjarjes. Nuk mund të flasë ai si komandant ushtrie është turp. Kjo është shumë e thjeshtë.Ai ka bërë gabim të pafalshëm që ka folur në emër të Policisë së Shtetit”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...