Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, të enjten, deklaroi se deputeti socialist Sadri Abazi është një nga personat që ka ndërtim pa leje, por prishjet selektive nuk e kërcënojnë atë.
Çupi denoncoi në emisionin ‘Opinion’, live dy ndërtime pa leje të deputetit Abazi në emër të firmës së tij, por që nuk rrezikojnë shembjen nga qeveria socialiste.