Pas dhunës se policisë ndaj protestuesve të Unazës së re para Parlamentit por edhe gjatë protestës së pasdites në afersi të banesave të tyre ka reaguar kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu.
Ai në një shenim në rrjetin social facebook shkruan se, “arroganca dhe shpërfillja përballë jetës dhe pronës duhet të ketë një përgjigje të fortë qytetare”.
Ja postimi i plotë i Mediut:
Dhuna ndaj qytetarëve burgosja e tyre.
Sharja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptarëve, intimidimi i tyre.
Arroganca dhe shperfillja perballe jetes dhe prones duhet te kete nje pergjigje te forte qytetare
Ne keto kushte:
Opozita duhet te organizoje protesta te vazhdueshme perballe kryeministrise.
Jemi ne udhekryqin me te rrezikshem te demokracise shqiptare dhe cenim te hapur te interesave kombetare.
Jemi ne Kushtet Rama, ka shkaterruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve te provuar nga OSBE/ODHIR dhe hetimet e fundit te
Prokurosise, per me teper ka inkriminuar në menyre te qellimshme politiken dhe parlamentin.
Ka shkaterruar pushtetin gjyqesor dhe Prokurorine, sot jemi ne kushtet e absurditetit te plote ne nje vend ku flitet per suskes te reformes ne drejtesi e cila e ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese, Pa gjykate te larte dhe se shpejti pa gjykata apeli.
Skemi me kushtetut por vetem nje njeri qe ben si te doje
Nje njeri qe ka kriminalizuar dhe ekonomine
Nje njeri qe shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet.
Opozita duhet te coje shoqerine ne kembe jo vetem militantet, por cdo Shqiptar qe e do lirine e tij, e do jeten, pronen e do Shqiperine, cdo intelektual qe beson se dhuna dhe krimi nuk mund te drejtojne vendin