Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar ditën e sotme kryeministri Edi Rama, lidhur me vjedhjen që po bën me ndërtimin e Unazës së Re.
Reagimi i Zhupës:
Edi Rama se fsheh dot megavjedhjen 40 milion euro duke perdorur fatkeqesine e Ina Nukes.
Edi Rama po perdor policine per ta mbrojtur nga lidhjet me krimin dhe skandalet e vjedhjes se parave publike.
Ne 4 vjet Edi Rames i eshte refuzuar dy here hapja e negociatave me arsyen e kanabizimit te vendit, kriminalizimit te shtetit e korrupsionit.
Mediat boterore tregojne raste te pazarit te kanabisit mes policise dhe trafikanteve.
Mbare Europa e pa se si ish ministri i Brendshem i Edi Rames, Sajmir Tahiri eshte nen hetim per bashkpunim me trafikantet e droges. Nje tjeter ish minister, Fatmir Xhafa, ia kishte fshehur drejtesise dhe e kishte mbrojtur ne punen si kryetrafikat ne Vlore vellain e tij te denuar ne Itali me burg per trafik droge.
Cdo njeri e pa me ze dhe figure sesi Vangjush Dako bashkepunonte me krimin per blerje votash me dijenin dhe nen mbrojtjen e policise.
Edi Rama ka nje pjese te madhe te kupoles se policise ne kerkim per bashkepunim me trafikantet e droges.
Sot foli gjate duke share policine e djeshme fale punes se seciles nen drejtimin e Lulzim Bashes ne vitin 2010 (vit qe i referohet Rama) beri te mundur levizjen pa viza.
A mund te liberalizoheshin vizat me nje polici sic e pershkruan Rama? Kurre. Por ai genjen sic ka bere per cdo gje deri me sot.
Me genjeshtra e mashtrime kerkon te mbuloje te vertetat boterisht te ditura tashme;
Policia e Edi Rames u kthyer ne roje arash me kanabis, punetore ngarkim shkarkimi e hashashit, ne siguri per laboratoret e droges nga Elbasani, Durresi e Kukesi e se fundi ne mjet per tu mbyll gojen qytetareve te zones se Astirit e per te garantuar vjedhjen e 40 milion eurove per 2 km rruge.
Mjafton te shohim raportin e CIA-s 2018 per te kuptuar ku eshte Shqiperia me Edi Ramen:
-Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.
– Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.
– Burim kryesor për prodhimin e kanabisit
– Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.
– Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”,
Ina se shpeton dot Ramen. Turp per te qe perdor fatkeqesine e saj per te vjedhur 40 milion euro.