Gjykata e Tiranës ka marrë vendim të lirojë 10 protestuesit e arrestuar të Unazës së Re dhe të mbajë në burg vetëm njërin prej tyre: Dorjan Protoduarin.
Gjykata ka vendosur ndryshe nga ç'kërkoi prokuroria, sipas së cilës 6 protestuesve duhej t'u jepej masa e sigurisë arrest me burg. Gjykata ka vendosur që të mbajë në qeli, produarin dhe të japë masën e detyrimit me paraqitje, për pesë të tjerët.
Duke pritur vendimin përpara gjykatës, babai i Dorjan Protoduarit tha: “Sot është fëmija im nesër është fëmija yt. Ne nuk jemi kriminelë”.