Organizohet dega PD Britani të Madhe, ngrihet grupseksioni ne Enfield (London Borough). Njoftimi jepet nga kreu i degës së PD, Britani e Madhe Naim Hasani në rrjetin social FB.
Ja cfarë shkruan Naim Hasani në FB
“Në vazhdim të punës se degës se Partisë Demokratike në Britani të Madhe, sonte kisha kenaqesine të isha mes miqve demokratë në Palmers Green, North London.
Me një organizim te një grupi nismëtar dhe pjesëmarrje fantastike, sonte ja arritëm të formojmë grupseksionin për zonën Enfield (London Borough).
Ishte shume e vështire te zgjidhje mes dy kandidaturave, djem të mrekullueshëm z. Abdyl Musta dhe z. Arjan Borufi nga Librazhdi, të vendosur në Britani prej shume vitesh. Duke pare se konkurrenca ishte e forte dhe vlerësimi maksimal për të dy kandidatet, pas tërheqjes me respekt dhe vullnet të lire te z. Abdyl Musta, automatikisht z. Arjan Borufi u zgjodh Kryetar i grupseksionit të Degës Partisë Demokratike për London Borough of Enfield. Më këtë rast dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thelle për z. Musta dhe ti uroj shume suksese z. Burufi në punën e tij dhe mirëpres bashkëpunimin në të ardhmen si përfaqësues i komunitetit në North London. Partia Demokratike e Shqipërisë është nismëtarja dhe propozuesja e projektligjit për votimin elektronik për shtetasit shqiptare qe jetojnë ne diaspore dhe shpresojmë qe në zgjedhjet e ardhshme, gati gjysma e popullsisë qe jeton në diaspore dhe qe është larguar nga Shqipëria ne 27 vitet e fundit, të këtë të drejtën e votës si aksionere te drejtpërdrejte te fateve të shtetit dhe kombit tone.
Vota e diasporës as nuk shitet dhe as nuk blihet dhe do të jete ajo vote, qe do të ndihmoje drejtpërdrejtë mes të tjerash, në nje ndryshim demokratik dhe Europian qe shume shpejt do të sjelle Partia Demokratike dhe Kryeministri ardhshëm e Shqipërisë dhe shqiptarëve z. Lulzim Basha. Përshëndes dhe falënderoj organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kete organizim perfekt. E ardhmja e Shqipërisë është në duart e shqiptarëve. # Shqipëria Ngrihet”.