Është zgjedhur kreu i ri i degës së PD, në Selenicë. Ai është Sezai Balilaj i cili uron ata që e votuan.
Ja cfarë shkruan në rrjetin social FB Seazi Balilaj
“Për miqtë demokratë të Selenicës!
Pas përfundimit të riorganizimit të strukturave sipas urdhrit të PDSH-së me zgjedhjen e kryetarëve të grupseksioneve dhe seksioneve sot ky proces u kurorëzua me zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike Dega Selenicë!
130 delegatët me të drejtë vote në kuvendin e degës u shprehën në unanimitet dhe konsensus të plotë mbi rikonfirmimin për një mandat të dytë në postin e kryetarit të Degës PD Selenicë të Z.Sezai Balilaj
Suksese në punën dhe misionin e tyre të zgjedhurve.
Qëllimi i përbashkët i demokratëve të kësaj dege është triumfi në zgjedhjet vendore dhe rikthimi i Partisë Demokratike në pushtet! Të bashkuar do ja dalim”.