Kryeministrit Edi Rama duket se nuk do ndahen protestat këtë fundviti as jashtë vendit. Pikërisht sot në Pejë, në Kosovë, aty ku ai do të takohet me qeverinë e Kosovës, mësohet se është përgatitur mbajtja e një proteste, para fillimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Protesta kundër Qeverisë së Shqipërisë do të mbahet nga disa qytetarë të Pejës të cilët janë të afërt të Val Zekës nga Grupi i Kumanovës që po dënohet në Maqedoni.
Me moton “Gruevskin e ndihmuat, Val Zekën e tradhtuat”, ata do shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Shqipërisë.
Protesta pritet të mbahet në ardhje të kryeministrit Rama, para orës 10:15, kur pritet të mbahet ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.