"Rrugëzgjidhja është pastrimi i politikës nga bashkëpunimi me oligarkët dhe krimin"

Hënë, 26 November 2018 21:47

Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se në paradhomat e Partisë Demokratike kishte nga ana oligarkë që përpiqeshin të merrnin favore. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në “News24” Basha pohoi se opozita po përpiqet që të shkatërrojë sistemin që është ngritur dhe është konsoliduar nën drejtimin e Ramës. Mes të tjerash ai tha se në rrethin e tij të bashkëpunëtorëve nuk ka kriminelë.

Krasta: Ju, në rast se situata politike në Shqipëri do të ndryshojë, dhe ju do kishit nesër fuqi qeverisëse në këtë vend, ju nuk do t’i merrni këta oligarkë inat, se ju keni patur nevojë për ta dhe do të keni edhe në të ardhmen. Oligarkët janë aty gjithmonë.
Basha: Ky është thelbi i betejës. Thjesht largimi i Edi Ramës nuk është zgjidhja e problemit. Ne duhet të shkatërrojmë sistemin që është ngritur dhe që është konsoliduar nën drejtimin e tij, por është ngritur prej kohësh, për të cilin mbajmë përgjegjësi edhe ne si Parti Demokratike. Disa prej këtyre oligarkëve rrinin në paradhomat tona, përpiqeshin të merrnin favore, disa edhe ia dolën të merrnin favore dhe për këtë ne kemi reflektuar. Na është dhënë shansi të reflektojmë kur shqiptarët na kanë nxjerrë me votë në opozitë. Sot detyra jonë kryesore është t’i bindim shqiptarët, se ajo që do bëjmë së bashku nuk është thjesht zëvendësimi i një partie me një parti tjetër, por shembja e këtij sistemi, ku janë fokusuar në një interesat politike, kriminale dhe oligarkike, dhe ndërtimi i një sistemi që funksionon njësoj si në vendet e Evropës. Ku ikin shqiptarët? Ku kemi një ekzekutiv që përgjigjet para një parlamenti, një parlament që përgjigjet para popullit dhe një drejtësi që gjykon pa trysni dhe nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Krasta: Do ju besojnë?
Basha: Kjo është një punë e përditshme. Unë besoj se ka një vetëdije në rritje të shqiptarëve që jo vetëm kështu nuk mund të vazhdohet më, por që zgjedhjet e tjera dhe qeveria tjetër nuk do të sjellë veç ndryshim fytyrash, por një ndryshim tërësor të përqasjes ndaj politikës, të raportit të qeverisë me qytetarin.

Krasta: Më lejoni t’ju provokoj për të mirën e debatit. Është vënë re në publik kohët e fundit, gjatë gjithë kohës, që qëndrojnë afër jush një apo disa – po le të themi një – personazh, i cili ka një imazh publik në të dyja anët e politikës, pak të them të tmerrshëm. Të neveritshëm dhe të papranueshëm. Ju kall njerëzve krupën. Me çfarë kostoje personale dhe partiake, ju mbani 3 njerëz të administratave të kaluara, të cilët kanë, nga pikëpamja e marrëdhënieve pi-ar-e, të marrëdhënieve publike, imazh mizerabël.
Basha: Nuk e di për kë e keni fjalën. Unë as nuk mbaj me zor, as nuk largoj me zor askënd. Njerëzit, në pikëpamjen time, në mendësinë time, në formimin tim, duhet ta fitojnë besimin e publikut dhe duhet ta justifikojnë atë në çdo moment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...