Bashkimi me Kosovën, Gjosha: Rama kërcënon BE për ikjen e shqiptarëve

Tuesday, 27 November 2018 11:37

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me bashkimin Shqipëri-Kosovë.

Duke e cilësuar si alarm të madh këtë deklaratë, deputetja e LSI-së, thekson se deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme, trazojnë marrëdhëniet e brishta të rajonit.

“Deklaratat e Kryeministrit për bashkimin me Kosovën, janë një alarm i madh për dy shtete të pavarura, për të cilat perspektiva e vetme në të ardhmen është ajo europiane.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që me meritë duhet të ecin përkrah njëra tjetrës drejt BE, duke bashkëpunuar mbi të gjitha ekonomikisht që t’i bëjmë ballë sfidës së një konkurrence të madhe tregu.

Janë deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme që trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brishta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë e një dialogu konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ”Zero Probleme me Fqinjët” e ka humbur tashmë kuptimin.

Këto qëndrime nuk mund të pranohen si shfajësim për braktisjen e qeverisjes së vendit, as për mos përmbushjen e kushteve që Shqipëria të çelë negociatat. Këto janë qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin ndaj BE-së në vend të rezultateve konkrete”, shkruan Gjosha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...