Festa e Flamurit, Tirana mungon në Londër

Tuesday, 27 November 2018 13:54

NGa Petrit Kuçana

Duken të panumërta ftesat që vijnë nga Skocia apo nga qytetet e tjera të Britanisë për të kulmuar në metropolin Britanik, në Londër ku Festa e Flamurit mbetet përbashkuese.  Dhjetëra grupe fëmijësh dhe të rinjsh janë përgatitur për të përformuar dhe gjithçka po shndërrohet kuq e zi, thuajse në të gjitha zonat e Londrës.

Mbase është një numër jo i vogël shqiptarësh që pyesin për atë kryefestën që organizohet nga shteti, pra përfaqësuesit e shtetit në Britani.

Por kryefesta mungon. Ambasada nuk do të organizojë pritjen për këtë vit dhe është krejt e kuptueshme arsyeja se “shteti” s’ka pare. Mbase është ky momenti të theksohet edhe problemet e shumta që lidhen me shërbimet diplomatike, por më esenciali, i dhimbshmi, që nuk po adresohet është trajtimi që shteti u bën nëpunësve të vet. Fatkeqësisht diplomatët shqiptarë janë në kushtet e mbijetesës dhe mbase shumë e shumë mërgimtarë nuk do ta besonin për pagat që marrin në metropolet e botës. A mund të pritet diplomaci prej tyre?

Kjo mund të jetë pyetje disa milionëshe, që kushedi si do të perceptohet, që nga ata që u bie të përplasen dyerve të ambasadave e deri tek ata që shikojnë heshtjen, mosveprimin e institivionit të shtetit. Por kjo është një teme më vete.

Duhet theksuar se janë “dy kryefesta” që janë organizuar gjatë mandatit të kryediplomatit Qirjako Qirko në Londër. Këto festa u organizuan fale ndihmës, sponsorizimit (shqip parave) të pjesëtareve të komunitetit të këtushëm shqiptar, të cilët meritojnë mirënjohjen më të madhe, pasi e bënë për kombin, për flamurin.

Mirëpo çdokush që e vëren listën e sponsorizuesve në vitin e parë, këta individë nuk i gjen në sponsorizuesit vitit të dytë derisa u sfumuan, u larguan tërësisht vitin e tretë duke braktisur përfundimisht Ambasadorin.

Po pse u braktis Qirjako Qirko?  Vërtet nuk mund të gjendeshin aq biznesmenë që të paguanin ato shpenzime që kushtonte një pritje diplomatike?

Duket se ka qenë e pakapërdishme sjellja dukshëm e imponuar nga mendësia, kulltuqet e rehatshëm, e zyrtarëve (që tingëllojnë më bukur në shkodrançe). 

Mos vallë të parët u gjenden si “limonë të shtrydhur”, ku askush nuk u ishte mirënjohës, e të dytët duke mos ditur se çfarë i ka gjetur paraardhësit, u gjendën në të njëjtën pozitë?

Më keq akoma mos ishin ata që braktisën Qirkon sepse nuk mund të pranonin që me paratë e tyre të ndahej e përçahej komuniteti, siç fatkeqësisht ndodhi?

Thua do të jetë ky një leksion për Shkëlqësinë e tij? Një lëkoin nga ata të thjeshtit, të qashtër e krejt njerëzor. Ambasadorët janë të përkohshëm, komuniteti i përhershëm.

Duke qenë se “Shteti ska lekë”, sponsorizimi betet praktikë e njohur nëpër shumë ambasada dhe përfaqësi diplomatike.  A mund të hiqen nga mendja “Notes on Albanian”? Inva Mula, Ermonela Jaho, etj etj. Të gjitha u bënë pa asnjë lekë nga shteti shqiptar, por me kontributin e bashkatdhetarëve të këtushëm.

 Në 15 vite të “The Albanian” në Londër Qirjako Qirko është i gjashti ambasador që presin dhe përcjellim. Nuk mund të mos e denononim në qëndrimet, veprimet apo mosveprimet që Shkëlqësia e tij ka pasur dhe ja një fakt kur sot gjendet i braktisur. Mbase atyre që i preu në besë vitin e kaluar (që me paratë e tyre përçau komunitetin) u ka shkuar një email falënderimi, për kontributin e tyre në festën e pavarësisë mbase më shumë se një javë më vonë, pikërisht  pas denoncimit në The Albanian.  Ne kemi ofruar (dhe vazhdojmë të ofrojmë) faqet e “The Albanian” që Shkëlqesia e tij t’u kërkonte ndjesë, atyre që me një të rënë të lapsit i deklasifikoi, “si të papëlqyeshëm” për ambasadën apo për shijet e tij dhe sot e kësaj ditë nuk dihet se mi çfarë kriteresh, duke përfshirë PHD-të shqiptar që japin leksione nëpër universitetet britanike, ata që janë shndërruar në ambasadorë ë shkëlqyer të vlerave shqiptare në botë, tek fituesit çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare etj etj, që kurrë nuk i ftoi, kurrë nuk i afroi, qoftë edhe nuk i përgëzoi, për atë çfarë janë, për atë çfarë bëjnë.  Në  karrierën e një diplomati shënjohen katër festa të tilla. Tre vajtën. Shpresa, mbetet e vetmja tashmë që kryefesta e katër, nuk do të jetë e munguar, e mbase Shkëlqesia do të reflektojë. Dhe Nëntori i 2018 do të jetë thjesht një mundësi e munguar, që ngjyrat kuqezi të shkëlqenin në pritjen diplomatike, siç i ka hije një ambasade.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...