Meta takon ministrin e Jashtëm Slloven: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi për një marrëveshje të qëndrueshme

Tuesday, 27 November 2018 14:50

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e të midis dy vendeve, të cilat në afro tre dekada janë zhvilluar në mënyrë shumë të qëndrueshme dhe në traditën më të mirë të miqësisë midis dy popujve. Duke iu referuar vizitës së Ministrit Cerar dhe asaj të ardhshme të Presidentit të Sllovenisë në Tiranë, Presidenti Meta, nënvizoi se intensifikimi i këtyre vizitave është shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët për t’i çuar këto marrëdhënie në një stad edhe më të lartë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel rajonal e shumëpalësh.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen që Sllovenia i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në frymën e Procesit të Brdo-Brijunit dhe të Procesit të Berlinit, si dhe të intensifikimit të reformave të brendshme, për vijimin me sukses të procesit të integrimit dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

Në mënyrë të veçantë u nënvizua nevoja e vijimit të procesit të pajtimit e të mirëkuptimit midis popujve e vendeve të rajonit, si dhe u theksua se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve është e një rëndësie jetike për të ardhmen evropiane të rajonit.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...