FOTOT/ Nderohet ish-presidenti kroat Mesiç, me 'Dekoratën e Flamurit Kombëtar'

E mërkurë, 28 November 2018 14:48

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi sot, zotin Stjepan Mesić me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Presidentit të Kroacisë, Dekoratën e lartë me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë. Me mirënjohje të thellë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve tanë, për mbështetjen e dhënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e çmuar në shërbim të paqes, bashkëjetesës e mirëkuptimit në rajonin tonë”.
Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm ish-Presidentët e Shqipërisë, z.Sali Berisha dhe z.Bamir Topi, ish-Presidenti i Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Ambasadorja kroate Bujas-Juraga, autoritete të larta nga Kosova, deputetë e përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.

Fjala e rastit e Presidenti Meta ne ceremoni

 
“Shumë i dashur Presidenti Stipe Mesiç,
I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Ruçi,
Të nderuar Presidentët Berisha, Topi dhe Sejdiu,
Të nderuar deputetë,
Përfaqësues të institucioneve dhe komuniteteve fetare,
Zonja Ambasadore,
Në ditën më të rëndësishme për kombin tonë ne kujtojmë e nderojmë të gjithë ata patriotë e atdhetarë të cilët kontribuuan për këtë ditë të madhe.
Por në këtë ditë të madhe ne kujtojmë e nderojmë edhe të gjithë ato kombe, vende dhe miq që na kanë mbështetur për të realizuar aspiratat tona kombëtare.
Ndaj sot ne të gjithë së bashku jemi mbledhur që të nderojmë një personalitet të jashtëzakonshëm si Presidenti Stjepan Mesiç dhe t’i shprehim edhe një herë mirënjohjen, në emër të popullit shqiptar, për gjithçka ai ka bërë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Presidenti Mesiç është një Burrështetas i shquar kroat e njëkohësisht një mik i pazëvendësueshëm i kombit shqiptar, i cili gjatë gjithë jetës së tij politike ka mbrojtur me kurajë dhe vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.
Presidenti Mesiç ka më shumë se 50 vjet që bashkëpunon dhe mbështet aspiratat e të drejtat legjitime të shqiptarëve.
Që në vitet 1970, ai u burgos për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Pranverën kroate” dhe së bashku me të ishin burgosur edhe shqiptarë, “disa për flamurin shqiptar” e disa për “Pranverën kroate”, siç tregon ai vetë.
Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, në kohën kur dhuna, terrori dhe padrejtësia e regjimit të Milosheviçit po përgatiste dramën e madhe të Kosovës e të gjithë Ballkanit, Presidenti Mesiç, në atë kohë President i fundit i Presidencës së Jugosllavisë, kundërshtoi publikisht dhe me kurajo e vendosmëri të pashembullt këto përpjekje të cilat për fat të keq siç e provoi edhe historia shkaktuan një nga luftërat më të përgjakshme në zemër të Evropës.
Ai vazhdoi të ishte gjithmonë një zë i fortë e i qartë kundër masakrave dhe ndarjeve etnike dhe kundër spastrimit etnik që shoqëroi këtë luftë.
Si President i Kroacisë në dy mandate të tij Presidenti Mesiç vazhdoi të mbrojë publikisht kauzën e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Presidenti Mesiç është një avokat i palodhur i mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe një zë i rëndësishëm në mbrojtën e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai mbetet dëshmia e gjallë e kontributit të vyer në forcimin dhe konsolidimin e lidhjeve të forta historike dhe të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore në mes të dy vendeve dhe dy kombeve tona.
Milan Shuflaj dha jetën për të vërtetën e historisë dhe lashtësisë së kombit shqiptar dhe u bë urë e fortë lidhëse e historisë së shqiptarëve dhe kroatëve, ndërsa Presidenti Mesiç është jo vetëm një figurë shumë e dashur për të gjithë shqiptarët, por edhe dëshmia e gjallë e marrëdhënieve të shkëlqyera aktuale mes Shqipërisë e Kroacisë, mes shqiptarëve dhe kroatëve.
Si President i Kroacisë ai vlerësoi si askush tjetër më parë kontributin e shqiptarëve në luftën atdhetare mbrojtëse të Pavarësisë së Kroacisë, për të cilën të gjithë ne jemi shumë krenarë, kontribut që forcon më shumë lidhjet tona historike.
Ndërkohë, kontributi i tij për forcimin e marrëdhënieve midis Kroacisë e Shqipërisë ka qenë shumë i vyer dhe i vlerësuar nga Presidentët shqiptarë me të cilët ai ka bashkëpunuar ngushtë dhe nga institucione të tjera në vendin tonë.
Por sot pikërisht sot në Ditën e Flamurit tonë Kombëtar në shenjë të mirënjohjes sonë ndaj këtij burri shteti dhe mikut të shtrenjtë kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë, atë të “Flamurit Kombëtar”.
Faleminderit edhe një herë zoti President për gjithçka që ke bërë për Shqipërinë dhe miqësinë shqiptaro-kroate”, - u shpreh Presidenti Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 28 November 2018 15:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...