29 Nëntori, Voltana Ademi: Ditë zie për Shkodrën

E Enjte, 29 November 2018 22:14

Dita e Çlirimit, 29 Nëntori vijon të shkaktojë debate, ndërsa nga një pjesë e mirë e politikës nuk pranohet, madje konsiderohet si ditë e pushtimit nga komunizmi.

Shkodra është ajo që e përjeton më së shumti mungesën e festimit më 29 Nëntori.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, në ekranin e Top Channel, ajo ripërsëriti argumentin pse nuk festohet në kryeqendrën e veriut.

 ‘As nuk mund të mendohet të festohet në Shkodër, për shkak të vuajtjeve që kemi kaluar gjatë komunizmit’, tha ndër të tjera kryebashkiakja Voltana Ademi.

Demokratët, si gjithmonë gjatë viteve të plurarizmit politik, nuk organizojnë asnjë ceremoni festive në këtë ditë, përkundrazi shënojnë Pavarësinë dhe Çlirimin bashkë më 28 Nëntor duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.

‘E kam thënë edhe para 4 ditësh për gazetarët. Në Shkodër, prej 3 vitesh radhazi, pankartat janë në qytet dhe shënojnë festimet e 28 Nëntorit. Unë thashë atë që di unë, dimë ne në Shkodër dhe ndiejmë. Historianët kanë interpretimet e veta, unë nuk jam historiane, por lexoj atë që ka ndodhur në Shkodër. Pikërisht prej andej nisi një pjesë e represionit dhe internimeve, plaçkitjeve, dhunimit të të drejtave, që përfunduan në vitin 1990. Ajo që ndodhi në Shkodër është se pas Luftës së Dytë Botërore në qytetin tonë nisi gjithçka e dhunshme. Debati për ne nuk është se kur ka ikur gjermani i fundit, por fillimi i një periudhe të zezë të historisë për ne’, tha më tej Ademi.

Për periudhën pas 29 Nëntorit të 1944-s, në Shkodër mund të flitet vetëm për persekutime, plaçkitje, internimesh, ekzekutime klerikësh e gjithçka të errët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...