Ja si e ndau Alket Hyseni pronën e familjes Bua si “plaçkë lufte”

Diel, 15 Prill 2018 21:30

“Dosja Bua” është dëshmi e qartë se si njeriu i ngushtë Edi Ramës, Alket Hyseni, është përfshirë në një transaksion tërësisht të paligjshëm me pronat në Dhërmi.

Dhe, jo vetëm kaq, por roli i tij duket se ka qenë vendimtar edhe për ndarjen dhe tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 48.000 m2 në bregdetin e Dhërmiut, e cila është objekt konflikti gjyqësor ndërmjet vëllezërve Stefo dhe Mantho Bua.

Siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, deputeti Hyseni, gjatë kohës që ka qenë Koordinatori për Monitorimin e problematikave në ndarjen e pronave në Vlorë, ka blerë një tokë, për të cilën ishte vendosur bllokimi i tjetërsimit nga gjykata.

Në dosjen gjyqësore, të siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al” tregohet qartësisht se cila është skema e përvetësimit pa ligj të një sipërfaqe prej 11.000 m2 tokë në Dhërmi nga Alket Hyseni.

Prona, në total 48.000 m2 është në proces gjykimi, për shkak të mosmarrëveshjes së vëllezërve Mantho dhe Stefo Bua. Ky i fundit ka regjistruar tokën vetëm në emër të tij, bazuar në një testament të lëshuar para vdekjes, nga nëna e tij, Athina Bua. Ky testament pretendohet si i fallsifikuar nga vëllai i Stefos, Mantho Bua.

Me kërkesë të Mantho Bua, në 04.06.2015, gjykata e Vlorës ka urdhëruar Hipotekën që të bllokojë çdo transaksion (shit-blerje) me tokën, me sipërfaqe 48.000 m2, e regjistruar në emër të Stefo Bua, në Dhërmi. Ky vendim gjykate vijon të jetë ende në fuqi.

Por, pavarësisht këtij vendimi, Stefo Bua ka shitur pjesë të kësaj toke në disa persona të ndryshëm, përfshirë edhe tek shtetasi Ilia Taka.

Fakti i tjetërsimit të tokës, pavarësisht vendimit të gjykatës, provohet edhe nga një deklaratë noteriale e shkurtit 2016, ndërmjet pronarëve të rinj.

Në dokumentacionin e depozituar në Hipotekën e Vlorës, rezulton se midis bashkëpronësi Stefo Bua, bashkëpronësi Artan Nito dhe Luis Kumbaro, bashkëpronësi Theodhori Duni dhe Ilia Taka, është nënshkruar një deklaratë noteriale në datën 11.02.2016, në të cilën është zgjidhur mosmarrëveshja e krijuar për çdo mbivendosje të krijuar midis këtyre pasurive, bazuar në planet e rilevimit të hartuara nga zyra topografike Geo Point dhe të konfirmuar nga Bashkia Himarë.

Të gjithë blerësit, përkundër vendimit të gjykatës, e cila nuk lejonte asnjë veprim mbi tokën, kanë nënshkruar një deklaratë noteriale, në të cilën “sheshojnë problemet mes tyre”. Kjo deklatë rezulton se është nënshkruar, për shkak se një prej pronarëve, Theodhori Duni, do të aplikonte për leje ndërtimi në pjesën e tij takuese.

Pra, ndërkohë që Mantho Bua kërkon të drejtën e tij pronësore në gjykatë, blerësit sillen si pronarë legjitimë, duke e ndarë, shitur e tjetërsuar atë. Kjo sjellje duket se ka pasur një garant të rëndësishëm. Në bazë të veprimeve të mëpasshme, krijohen dyshime të plota se ky “garant” ka qenë Alket Hyseni, zyrtari që kishte detyrimin në atë kohë të evidentonte dhe denonconte shkelje të kësaj natyre.

Pas deklaratës noteriale ndërmjet pronarëve, njëri prej tyre, Ilia Taka, ia shet pjesën e tij në pronën Bua, rreth 11.000 m2, Alket Hysenit. Gjithçka është kryer në kundërshtim të plotë me vendimin e gjykatës dhe Hyseni e ka pasur të pamundur të mos ishte në dijeni të këtij fakti.

Ai, për shkak të pozicionit si Koordinator për tokat në bregdetin e Vlorës, ka pasur informacionin për konfliktin gjyqësor ndërmjet vëllezërve Bua. Gjithashtu, në kohën kur e ka blerë sipërfaqen 11.000 m2, kishte një vendim gjykate që e ndalonte Hipotekën për të lejuar tjetërsimin (shitjen, në rastin konkret).

Por duket qartë se, për shkak të afërsisë me kryeministrin Rama, Alket Hyseni do të ketë pretenduar që kjo çështje të mos marrë përmasa publike. Sot, që Irini Bua, bashkëshortja e Mantho Buas mori guximin për ta bërë publik rastin, Alket Hyseni nuk mundet të argumentojë përfshirjen e tij në këtë transaksion të paligjshëm, i cili ngjan me “ndarjen e plaçkës së luftës”.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 18:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...