Sot në Pallatin e Kulturës Lezhë u zhvilluan zgjedhjet për Degën Lezhë. Në proces moren pjesë kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve,kryetarët dhe sekretarët e seksioneve,kryesia e Degës PD- së, kryesia e forumit rinor,kryesia e LDG-së. Ndërkohë në Lezhë për 4 vitet e ardhshme është zgjedhur kryetar i PD-së Zef Gjoka. Nga 339 votues morën pjesë 306 votues, ku Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota.
Kryetari i zgjedhur Zef Gjoka para pak minutash shkruan ne rrjetin e tij social FB: -"Falenderoj të gjithë pjesmarrësit në Kuvendin e Degës së PD Lezhë të cilët përcollen në mënyrë të kulturuar dhe demokratike të gjithë procesin e zgjedhjes së kryetarit të kësaj dege .Falenderoj në mënyrë të veçantë z.Paulin Marku,i cili gjatë gjithë procesit, përcolli mesazhe qytetarie e bashkepunimi.Mirnjohje të thellë për tē gjithë demokratët e Lezhës.Besimi juaj është përgjegjësi e madhe për mua, por me besimin në Zot dhe me bashkëpunimin tuaj ,jam i bindur se do të përballojmë sfidat që na presin".